Deputeti i opozitës së re nga lista e LSI-së, ish-këshilltari i i Ilir Metës, Ralf Gjoni, tha se PD e partia e yij rrezikojnë të shërbëhen nëse vijojnë ende me kokëfortësi vijimin e politikës së rrugës. Gjatë një interviste në A1 Report, duke komentuar atë që po ndodh reth komisionit të Refomës Zgjedhorenga opozita jashtëpërlamentare, synimin për të hyrë aty me kusht që të largohet ajo brendaparlamentare, Gjoni tha:
“I lodhën mbështetësit e tyre në rrugë prej një viti duke i thënë se ky Edi Rama është i keqi dhe duhet tërhequr zvarrë dhe tani vijnë me një propozim qesharak dhe thonë jam gati të ulem me këtë kriminelin dhe të ‘rrotullohem me të në një krevat’ mjafton që këta të opozitës në parlament të mos jenë.
Nëse do të zgjedhin rrugën e bojkotit sikur kanë bërë me braktisjen e parlamentit kam frikë se do të ngelen jashtë sistemit dhe do të shpërbëhen. Do të ngelen jashtë loje si në shkurt, në korrik dhe kam përshtypjen se efektet elektorale do të jenë katastrofike për ato parti.
Jeta institucionale është baza, dhe nëse këta duan të luajë në një fushë pa viza dhe pa rregulla kam frikë se do të jetë e papranueshme edhe për aleatët perëndimorë”, tha Gjoni.
“Sa më shpejt që të ketë një meaculpa, aq më mirë do të jetë edhe për atë”, shtoi deputeti. /tesheshi.com/