Deputeti Myslim Murrizi, pranoi të “ulë hundën” duke u kërkuar ndjesë ëdo të prekuri me sindromën Down, një ditë pasi u protestua kundër tij para parlamentit.
“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para medieve për të kërkuar falje para medieve për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme”, tha deputeti i njohur për gjuhën e tij frelëshuar në komunikimet e zakonshme me sfond politik në rrjete.
Por dhe në këtë rast ai bëri politikë, teksa në tesktin e ndjesës u shpreh: “Po ashtu ndje neveri ndaj kujtdo individi hipokrit që kërkon të ndihet faktor apo të shfaqet si i rëndësishëm duke spekuluar në mënyrë të turpshme me këtë turp. Ndërsa avokates së marrëveshjes së 17 majit mes Bashës dhe Ramës, për hatër të pallatit 17-katësh të prishur me marrëveshje që pret shpërblim nga 17 milion eurot e taksave të shqiptarëve, i them që mos bëjë ciu-ciu me deklarata false dhe sikur është e prekur shumë. Ka dy vjet që ka ngrohur karrigen dhe nuk e di nëse ekziston ky grup social”, tha Murrizi, duke iu kthyer pikërisht atij debati që e bëri të përdor si xanxë ndaj tjetrin cilësimin doën. /tesheshi.com/