Genti Tare ose ndryshe Agron Tare, do jetë njeriu që do drejtojë Portin e Durrësit, pas largimit të shkarkuar nga ministrja e re e Transporteve Belinda Balluku.
Vëlla i vëllezërve Igli dhe Auron Tare – i pari drejtor i Lacios dhe i dyti drejtor i Agjencisë së Bregdetit – Agron Tare siç njihet zyrtarisht ose Genti Tare siç njihet shoqërisht, vjen nga diplomacie. Ai ka mbajtur detyrën e Konsullit shqiptar në Stamboll, e në nga ky post do mbante një qëndrim të ashpër publik kundër grushtit të shtetit në korrik të 2016-ës në Turqi, duke patur dhe fërkime me shefin e tij në Tiranë, Ditmir Bushati, i përfolur për afrinë e tij me lëvizjen Gylen.
Tare e ka nisur karrierën si diplomat në Ministrinë e Jashtme gjatë qeverisjes Nano, ku ka qenë së bashku me Bushatin, për t’u hequr që aty më pas gjatë qeverisjes Berisha, në kohën kur dikasteri drejtohej nga Besnik Mustafaj. /tesheshi.com/