Një shqiptar është dënuar me 12 vjet burg nga një gjykate në Itali. Emiliano Shota, 27 vjeç, akuzohet se është pjesë e një bande të përbërë nga shqiptarë, të cilët dyshohen se grabitën një biznesmen më 16 dhjetor të 2012.
Mediat italiane shkruajnë se Shota ishte pjesë e një grupi kriminal i formuar nga dy shqiptarë të tjerë, Fabjon Vila dhe Simon Halilaj, të cilët janë në paraburgim si dhe sipërmarrësit italian Pierluigi Destri, 75 vjeç, i cili konsiderohet si koka e bandës, për të cilin Gjykata e Kasacionit, korrikun e kaluar, konfirmoi dënimin prej 30 vjetësh.
Shqiptarët grabitën në shtëpinë e biznesmenit të njohur Lerici Andrea Calevo, pronar i një kompanie ndërtimi rreth 3.000 euro para cash si dhe objekte me vlerë, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor 2012.
Tre persona të armatosur pasi kanë kërcënuar me armë biznesmenin dhe kanë lidhur nënën e tij në karrige kanë marrë paratë dhe gjatë largimit e kanë lidhur biznesmenin në bodrumin e shtëpisë së Villa Pierluig në qytetin e Sarzana.
/tesheshi.com/