Kryetarja e Dhomës së SHBA, demokratja Nancy Pelosi dhe lideri i demokratit të Senatit, Chuck Schumer kritikuan Presidentin Donald Trump për një sjellje të butë me Rusinë, pasi raportet e inteligjencës amerikane thanë se Kremlini po paguante talebanët për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afganistan.
Pelosi dhe Schumer theksuan se çdo kërcënim për ushtrinë amerikane duhet të hetohet pa kompromis dhe akuzoi Presidentin Trump se minimizon kërcënimet, duke qenë “i butë” ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje çështjeve më pak të rëndësishme.
Trump i quajti raportet e strukturave të inteligjencës amerikane si “një mashtrim” dhe tani për tani ai nuk pranon të deklarojë nëse Shtetet e Bashkuara do të reagojnë zyrtarisht.
“Do të ishte më mirë për forcat tona të armatosura nëse Presidenti Trump do të shpenzonte më shumë kohë duke lexuar raporte ditore dhe më pak në planifikimin e paradave ushtarake ose mbrojtjen e trashëgimisë raciste të Konfederatës,” thanë Pelosi dhe Schumer në një deklaratë të përbashkët. /tesheshi.com/