Edmond Bego, biznesmeni me një të kaluar të diskutueshme që u ndalua nga autoritetet greke në Korfuz, është lënë i lirë pas një përgjigjeje ardhur nga Interpoli dhe autoritetet italiane.
Ndërtuesi i njohur nga Tirana, i njohur gjithashtu vitet e fundi dhe si një besimtar i rregullt i xhamisë në Rrugën e Kavajës, u ndalua në shtetin fqinj për shkak të një problematike nga e kaluara e tij; më saktë, ai ishte dënuar nga drejtësia italiane afro 20 vite më parë nën akuzën e trafikut të drogës, duke vuajtur një pjesë të dënimit në Shqipëri, për t’u liruar pas rreth një viti e gjysmë burg me kusht.
Opozita që rastin e tij e shndërroi në akuzë për mazhorancën, e cilësoi si një “kriminel”, si një njeri të lidhur me Aldo Baren, që sipas tij mbrohet nga pushteti i Ramës.
Greqia e arrestoi për llogari të palës italiane, por përgjigja e kësaj të fundit që e ka nxjerrë “pa proleme” me ligjin, e ka detyruar që ta lirojë. /tesheshi.com/