Pasi jua hoqi mandatin dy deputetëve dhe një kryetari bashkie, KQZ ka ndëshkuar dhe 6 këshilltarë bashkiakë, të cilët pra janë “viktimat” më të fundit të ligjit të dekriminalizimit.
Ata janë: Gani Hida, anëtar i këshillit bashkiak Elbasan; Robert Dajani, anëtar i këshillit bashkiak Malësi e Madhe; Rrok Rroku, anëtar i këshillit të bashkisë Lezhë; Zija Mema anëtar i këshillit te bashkisë Rrogozhinë; Muharrem Shkjau, anëtar i këshillit bashkiak Shkodër dhe Tomor Prenjasi nga këshilli i bashkisë Maliq.
KQZ shtyu vendimin për këshilltarin Bibe Kolaj, që i përket këshillit të bashkisë Pukë.
Ndërprerja e mandatit, siç njoftoi KQZ, erdhi pas verifikimit te të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të 6 zyrtarëve vendorë, ku u konstatua, se në kohë të ndryshme, ata figuronin të dënuar për vepra penale, duke u prekur në këtë mënyrë nga ligji i dekriminalizimit. /tesheshi.com/