Pas dorheqjes së kreut të bashkisë së kavajës, Elvis Rroshi, PS-ja me ngulm tashmë që të hetohet rasti i Flamur Nokës, deputet i PD-së, i cili ka një precedent të ngjashëm: në formularin e dekriminalizimit, nuk e ka deklaruar faktin që është ndaluar në ish-jugosllavi dhe marrë në pyetje e kërkuar bashkëpunim nga UDB-ja, e vërtetuar kjo dhe me dokumenta të publikuar në media.
“Flamur Noka të hetohet për falsifikim dokumentesh. Ky deputet ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Ftojmë prokurorinë të fillojë menjëherë verifikimin ‘kryesisht’”, ka deklaruar deputeti Taulant Balla gjatë një daljeje për mediat.
Ai ka bërë me dije se procedurën e dorëzimit të kërkesës zyrtare në organin e akuzës, PS do ta ndjekë edhe për disa raste të tjera, duke e ilustruar këtë me rastin e ish-liderit demokrat.
“Rasti më flagrant është ai i Berishës, që fshehu ditëlindjen që ka përdorur për shumë vjet. Berisha ka bërë një shkelje të hapur të ligjit me ditëlindjen. Falsifikimi dënohet”, ka thënë Balla. /tesheshi.com/