Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dekoratat për komunistët, nisma Rama në Kuvend: çfarë pritet të ndodhë…

by te Sheshi
17/09/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Rama i shtrin dorën opozitës: Nuk jemi kundërshtarë, por konkurentë. Basha, meritë për kanabisin dhe dekriminalizimin

Kuvendi pritet që së shpejti të marrë në shqyrtim nismën e kryeministrit Edi Rama për rishikimin medaljeve dhe dekoratave të dhëna deri më tani ndaj personave të lidhur me diktaturën.

Nisma duhej të kalonte në Kuvend që në legjislaturën e kaluar, por një gjë e tillë nuk u bë e mundur për shkak të mungesës së votave, pasi LSI bojkotoi seancën.

Por tashmë kjo nismë është përfshirë në programin e punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhën 18 shtator- 13 tetor.

Debati lindi pas dekorimit të Shyqeri Çokut, torturuesit të at Zef Pllumit dhe prof Sami Repishtit.

Në atë kohë, kryeministri Edi Rama së bashku me deputetin e PS-së, Taulant Balla paraqitën nismën në Parlament për të rishikuar të gjitha medaljet e dekoratat e dhëna.

Në të parashikohen rastet se cilët persona nuk e përfitojnë dekorimin e personave që kanë pasur përgjegjësi në ndëshkime dhe në realizimin e krimeve kundër njerëzimit apo gjenocideve.

Sipas draftit, ata që nuk do të dekorohen ose do t’u hiqet medalja ose dekorata në rast se shkelet një nga kriteret e përcaktuara në këtë draft janë personat që kanë kryer krime kundër njerëzimit ose dhe veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë.

“Përjashtohen nga e drejta për të marrë dekorata, tituj nderi, medalje dhe tituj vendorë nderi sipas këtij ligji dhe në rast se e kanë marrë u hiqet, personat të cilët janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë, për krime lufte; për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunim me pushtuesit e vendit, për veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë, si dhe personat që gjatë periudhës 29.11.1944 deri në 31.03.1991 kanë ushtruar në strukturat e shtetit shqiptar funksionet: anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë; drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë; kryetar i Gjykatës së Lartë; Prokuror i Përgjithshëm; kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme; kryetar i degëve të Punës të Brendshme; punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit; bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit ose i favorizuar prej tij; anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve; gjyqtar si dhe prokuror hetues në procese politike”, thuhet në propozimet e Ramës dhe Ballës, shkruan Panorama.

Kush do bëjë verifikimet

Verifikimet do t´i bëjë një komision i posaçëm, ku kryetar do të jetë zv.kryeministri. Në Ligjin Nr. 112/2013 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë, duke shtuar dy nene, Partia Socialiste ka propozuar edhe anëtarët e këtij komisioni të posaçëm që do të marrin në shqyrtim çdo medalje ose dekoratë të dhënë.

“Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit për shkak të plotësimit të një prej kritereve të përcaktuara në nenin 5/1 të këtij ligji bëhet me vendim të komisionit të posaçëm me përbërje: zv.kryeministër, i cili është dhe kryetar i këtij komisioni të posaçëm, si dhe ministri i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë, i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Drejtori i Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura, një përfaqësues i organizatave të veteranëve të LANÇ si një përfaqësues i organizatave të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në cilësinë e anëtarëve”, thuhet në propozimin e së majtës, duke shtuar se propozimet për heqjen e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit bëhen nga Sekretariati Teknik i shqyrtimit të dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit që funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sekretariati teknik bën propozime për heqjen e dekoratave të titujve të nderit medaljeve dhe titujve vendorë të nderit kryesisht ose me kërkesë të palëve të treta vetëm pasi shqyrton dosjet përkatëse dhe verifikon prezencën e një prej kritereve të përcaktuara në nenin 5/1 të këtij ligji.

Detajet

Personat, të cilët janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë, për krime lufte; për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunim me pushtuesit e vendit, për veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë

Personat që gjatë periudhës 29.11.1944 deri në 31.03.1991 kanë ushtruar në strukturat e shtetit shqiptar funksionet:

-Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë
-Drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë
-Kryetar i Gjykatës së Lartë
-Prokuror i Përgjithshëm
-Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme
-Kryetar i degëve të Punës së Brendshme
-Punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit
-Bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tij
-Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve
-Gjyqtar, prokuror hetues në procese politike

Komisioni i Posaçëm:

-Zv. kryeministri (kryetar)
-Ministri i Mbrojtjes(anëtar)
-Ministri i Punëve ë Brendshme(anëtar)
– Ministri i Drejtësisë(anëtar)
-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë(anëtar)
-Drejtori i Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura(anëtar)
-Një përfaqësues i organizatave të veteranëve të LANÇ(anëtar)
-Një përfaqësues i organizatave të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë (anëtar) /tesheshi.com/

Related Posts

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
Next Post
“Zapat 2017”, NATO e shqetësuar për stërvitjen Rusi-Bjellorusi: manovrat mund të çojnë në incidente…

“Zapat 2017”, NATO e shqetësuar për stërvitjen Rusi-Bjellorusi: manovrat mund të çojnë në incidente…

Dubai shpalos planet për një kopje të Venedikut lundrues (foto)

Dubai shpalos planet për një kopje të Venedikut lundrues (foto)

Fier, humb jetën 3-vjeçari: e përplasi një karrocë kuajsh

Fier: 29-vjeçarja bie nga kati i 3-të, ndodhet në gjendje kritike për jetën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni