Para pak muajsh, lajmi ditës QE gjetja e një ene me tharmin e bukë që ishte më e vjetër se 4,500 vjet, dhe gatimi i bukës me atë tharm. Tani, nga Egjipti i Lashtë vjen një recetë po aq e vjetër për përgatitjen e një ushqimi për gosti.
Receta më e vjetër në botë tani është dekoduar nga ekspertët, por duket më shumë si një listë përbërësish sesa një recetë e mirëfilltë: “Përdorni mishin dhe i shtoni ujë e kripë të imët, pastaj elbin, qepën dhe qumështin. Shtoni dhe hudhër.”
Receta është e mangët pasi një pjesë e saj nuk është gjetur. Por është e pamundur të zbulohen pjesët që mungojnë. Shkruesi i kësaj recete ka vdekur para më shumë se 4,000 vitesh.
Por një ekip studiuesish ndërkombëtarë që e kanë specialitet historinë e kuzhinës, kiminë ushqimore dhe shkrimin babilonas, kanë punuar bashkë për të rigatuar këtë pjatë të lashtë.
“Është si të përpiqesh të rindërtosh një këngë; një shënim i vetëm mund të bëjë të gjithë ndryshimin”, tha Gojko Barjamoviç, një ekspert i Aziologjisë i Universitetit të Harvardit.
Sfida e këtij gatimi ishte të kuptohet përdorimi i ushqimeve tipike të asaj kohe duke ruajtur gjithashtu origjinalitetin ku nuk guxojnë të futen përbërësit modernë, as masa e as te pjekja. /tesheshi.com/