Presidenti i zgjedhur iranian Ebrahim Raisi tha të hënën se Shtetet e Bashkuara kishin shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe se Bashkimi Evropian kishte dështuar të përmbushte detyrimet e tij.
“Shtetet e Bashkuara dhe BE duhet të përmbushin premtimet e tyre brenda kornizës së marrëveshjes,” tha ai në Teheran, në konferencën e parë për shtyp që kur fitoi zgjedhjet të premten, raporton Reuters.
“Unë i nxis Shtetet e Bashkuara të kthehen në angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes. Të gjitha sanksionet ndaj Iranit duhet të hiqen dhe verifikohen nga Teherani,” tha Raisi.
Ai shton se politika e jashtme e Iranit nuk do të jetë e kufizuar në marrëveshje bërthamore, por do të ketë ndërveprim me botën.
“Ne nuk do t’i lidhim interesat e popullit iranian me marrëveshjen bërthamore,” tha Raisi.
Ai gjithashtu tha se programi i raketave balistike iraniane nuk mund të negociohet. /tesheshi.com/