Aktivistë të shoqërisë civile protestuan me kërkesën e ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e Velierës, edhe në dëgjesën publike që u mbajt në Durrës. Së bashku me forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ata janë kundër dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e Velierës, duke akuzuar krytarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako se me vendimet e tij po shkatërron vlerat arkeologjike të qytetit bregdetar.
“Protestojmë kundër shkatërrimit të mjedisit, kundër arrogancës së pushtetit”, thuhej në një pankartë që u shpalos ndërsa kryebashkiaku mbante fjalën.
Kryebashkiaku nuk e ka humbur qetësinë, megjithatë. “Të jeni të sigurtë që projekti është në monitorim të jashtëzakonshëm të arkeologjisë , sepse këta e dinë më mire, dhe ne e dime, dhe parullat që do na dalin dhe këtu”, tha Dako. /tesheshi.com/