Një qytetar indian infektoi më shumë se 100 të ftuar me COVID në dasmën e tij, për të vdekur më pas disa ditë më vonë. Siç është raportuar nga The Indian Express, kjo ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në shtetin Bihar.
Në fillim, dhëndri 30-vjeçar u ndje mirë, por në ditën e dasmës, temperatura e trupit të tij u ngrit. Ai propozoi anulimin e dasmës, por familja e tij dhe e nuses kundërshtuan për shkak të humbjeve të mëdha financiare.
Si rezultat, dasma u zhvillua në datën e planifikuar, dhe u ndoq nga më shumë se nga 350 të ftuar. Pas dy ditësh, burri i porsamartuar vdiq dhe shumë shpejt simptomat e koronavirusit filluan të shfaqen në dasmorët. Si rezultat, 113 individë rezultuan të infektuar me COVID-19. /tesheshi.com/