Nga Blendi Gashi
Duke qenë se rrjetet sociale dhe ueb-faqet në ditët e sotme janë mjeti më i shpejtë i informimit, partitë kryesore Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK, NISMA përfundimisht kanë ngritur një të tillë, ndonëse para gjashtë muajsh disa prej tyre nuk i kishin funksionale.
Funksionalizimi i tyre padyshim se duhet vlerësuar pasi qytetarët do kenë mundësi të marrin informacione më të detajuara për partitë të cilët ata ndjekin, megjithatë vërehet se këto faqe në disa fusha ende nuk janë të plota.
PDK dhe AAK janë dy partitë që me ueb-faqe funksionale janë bërë këtë muaj pasi nuk ishin në fuksion gjatë marsit, VV dhe NISMA kanë pasur ueb-faqe funksionale edhe gjatë muajit mars, kurse LDK-ja e ka pasur pjesërisht funksionale.
Në shkrimin më poshtë mund të lexoni imtësisht se cila parti ka ueb-faqen më funksionale dhe ç’ndryshime kanë bërë nga marsi deri në tetor të këtij viti, sipas të gjeturave të organizatës “Democracy Plus”.
Ueb-faqja e VV-së, mars-tetor 2017
Lëvizja Vetëvendosje në gjashtë muajt e fundit ka ueb-faqen me fuksionalen nga të gjitha partitë gjitha partitë. VV në faqen e saj ka të publikuara të dhënat për udhëheqësinë, dokumentet kryesore, raportet financiare, është e përditësuar, ka informata për anëtarësim. Për dallim nga marsi i kaluar faqja e VV-së ka shënuar progres të pjeërishëm edhe në fushën e diskutimit. Defektet e vetme janë mos publikimi i raportit financiar për zgjedhjet e 11 qershorit të 2017-tës dhe mos ekzistimi i faqes në dygjuhë.
Ueb-faqeja e NISMA-s, mars – tetor 2017
Partia e Fatmir Limajt renditet e dyta për nga mirëmbajtja e ueb-faqes. Të dhënat për udhëheqësinë mund të gjenden pjesërisht, ashtu edhe si raportet financiare edhe pse në mars kanë pasur të publikuara raportet plotësisht. Përditësimi i aktiviteteve bëhet pjesërisht, ndërsa defektet janë, mungesa e informatave për anëtarësim, mungesa e raportit financiar për zgjedhjet e fundit nacionale, mungesa e diskutimit dhe mos dygjuhësia.
Ueb-faqja e LDK-së, mars-tetor 2017
LDK në dallim nga muaji mars ka bërë përparim, pasi ueb-faqen e ka bërë plotësish aktive, ndërsa ishte pjesërisht në mars. Po ashtu ka plotësuar të dhënat për anëtarësinë që në mars ishin pjesërisht, ka përparim në përditësim të informacioneve, ndërsa nuk ka të dhëna për mënyrën e anëtarësimit, mungesë diskutimi, mungon raporti financiar për zgjedhjen e qershorit, dhe problem mbetet edhe mos dygjuhësia e faqes.
Ueb-faqja e AAK-së, mars-tetor 2017
Partia e kryeministrit Haradinajt padyshim se ka bërë përparimin më të madh brenda gjashtë mujash. Ndërsa në mars nuk kishte faqe funksionale, në tetor ajo tashmë është në shërbim të opinionin. Tani mund të gjenden të dhënat për udhëheqësinë, dokumentet kryesore, raportet financiare (përjashto këtu raportin e zgjedhjeve të 11 qershorit) si dhe gjen informatat për anëtarësim. Problem mbetet mos përditësimi i vazhdueshëm, mungesa e diskutimit dhe dygjuhësia.
Ueb-faqja e PDK-së, mars-tetor 2017
Edhe partia e Kadri Veselit ka bërë përparim pasi krahasuar me muajin mars, tani ka ueb-faqe funksionale. Qytetarët tashmë mund të marrin informata më të hollësishme për PDK-në, qoftë për drejtuesit, dokumentet kryesore, aktivitetet më të reja e deri te mënyra e anëtarësimit.
Problemi më i madh mbetet mos publikimi i raporteve financiare (as i raportit të fundit për zgjedhjet e 11 qershorit), ndërsa si mungesa janë mungesa mos diskutimi dhe dygjuhësia. /tesheshi.com/