Vetëm një muaj e gjysmë pas marrëveshjes së re franko-gjermane, ku Angela Merkel dhe Emmanuel Macron promovuan me të madhe bashkëpunimin mes tyre, duket se mes tyre ka dallime në lidhje me të ardhmen e Evropës, thekson AFP.
Kancelarja gjermane ka mbështetur publikisht propozimet e partisë së saj konservatore, që ndryshojnë nga propozimet e presidentit francez, në mënyrë të veçantë në lidhje me një pozicion të vetëm evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Unë mendoj se kjo është një ide shumë e mirë për të ardhmen”, tha Merkel, e cila fundjavën e kaluar ishte përballë ma pesuesen e saj në krye të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, liderja e re e CDU-së.
Ajo është një kandidate e ardhshëm dhe gjithashtu e mundshme, për të pasuar Merkel në pushtet në zgjedhjet e vitit 2021.
Ndër këto propozime, të cilat duhet të jenë përgjigje ndaj idesë së paraqitur nga Macron këto ditë, është hapja e një vendi evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Merkel theksoi se ky vend duhet të jetë “zëri i bashkuar Evropian në Këshillin e Sigurimit”, por me këtë zgjedhje ajo ia heq mundësinë Francës që e zotëron një vend të saj që pas Luftës së Dytë Botërore.
Këtë Paris vështirë se mund ta pranonte .
“Fakti që Franca abstenon për vendin evropian në OKB është i njohur tashmë”, tha Merkel.
Kjo pyetje nuk është e vetmja në programin e konservatorëve gjermanë që mund të ndeshen me rezistencën e Francës.
Sepse është e kërkuar gjithashtu dhe heqja e Parlamentit Evropian nga Strasburg, për të cilin kujdeset Franca duke e patur në territorin e saj.
Dallimet në mes të projektit gjerman dhe francez duhet të shihet në dritën e fushatës për zgjedhjet evropiane, ku palët rëspektive të Macron dhe Merkel do shihen si rivalë. /tesheshi.com/