Fotografi të jashtëzakonshme janë publikuar nga një komunitet i pakontaktuar fisnor në Amazonën braziliane, për të cilën ambientalistët kanë frikë se do të mund të shkatërrohet nga ndikimet e jashtme.
Komuniteti i vogël prej qindra frymë, pjesë e fisit Yanomami, besohet se nuk ka asnjë kontakt me botën e jashtme, por është nën kërcënim nga dhuna dhe sëmundjet, si dhe nga minatorët e arit që kanë marrë nën administrim tokën.
Minatorët kanë sjellë sëmundje të tilla si malaria dhe kanë kontaminuar ushqimin dhe ujin e Yanomamit me merkur, njofton OJQ ndërkombëtare Survival.
Grupi jeton në territorin indigjen të Yanomami-t, i cili përfshin një sipërfaqe sa dy herë madhësia e Zvicrës në malet e Brazilit verior dhe Venezuelës jugore. Ai është territori më i madh i pyllëzuar indigjen në botë.
Ka rreth 35.000 anëtarë të fisit Yanomami, të cilët për herë të parë erdhën në kontakt me botën e jashtme në vitin 1940 kur qeveria braziliane dërgoi ekipe për të përvijuar kufirin me Venezuelën.
Anëtarët e fisit jetojnë në kasolle rrethore komunale, ku deri në 400 njerëz të hanë, flenë dhe gatuajnë.
Shamani dhe aktivisti i Yanomami-it, Davi Kopenawa Yanomami thotë: “Vendi ku jetojnë indianët e pakontaktuar, peshku, gjuetia dhe bimët duhet të mbrohen.
“E gjithë bota duhet ta dijë se ata janë atje në pyllin e tyre dhe se autoritetet duhet të respektojnë të drejtën e tyre për të jetuar atje.”
“Minatorët janë si tërmetet – ata vazhdojnë të vijnë dhe ata nuk na lënë në paqe,” tha ai. /tesheshi.com/