Te letra që presidenti Trump u përcolli së fundi homologëve të tij ballkanas Thaçi e Vuçiç, kreu i diplomacisë serbe Daçiç ka lexuar një përpjekje amerikane për ta aplikuar variantin Egjipt – Izrael të vitit 1978. Pra, sipas tij, SHBA duan të jenë nënshkruese të një marrëveshjeje paqeje Kosovë – Serbi, edhe pse nuk janë pjesë e dialogut.
“Kanë qenë të gatshme të organizojnë nënshkrimin në momentin që ne të arrijmë marrëveshje, pasi që ata nuk janë pjesë e dialogut dhe nuk e përcaktojnë kohën për këtë, por gjithçka që po ndodh tani me kryeministrin Haradinaj, dhe masat e ndërmarra nga Prishtina, tregojnë se zgjidhja nuk do të arrihet aq shpejt”, ka thënë Daçiç, cituar nga media kosovare. /tesheshi.com/