Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka dërguar letër të hapur drejtores se përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova me rastin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Në këtë letër thuhet:
“Pranimi i Kosovës në UNESCO do të përbënte një mospërfillje ose shkelje të rregullave ligjore, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare . Ky akt do të jetë një legjitimimi i akteve vandaliste dhe do ta shkatërrojë trashëgiminë shekullore e kulturore dhe historike e cila nuk është vetëm trashëgimi serbe”, shkruante Daçiç, raporton e përditshmja serbe ”Telegraf”.
Kosova nuk duhet të pranohet në UNESCO është edhe kërkesa e patriarkut serb ndaj Vatikanit dhe BE-së. /tesheshi.com/