Të burgosurit do të këndojnë, mbajnë iso, dhe do të luajnë me instrumente popullorë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, që hapi punimet, të dielën në qytetin muze.
Konkretisht do të jenë 11 të dënuar që do të japin show nga gurra e madhe popullore. Siç njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kuratore artistike e këtyre grupeve do të jetë këngëtarja e njohur Myfarete Laze.
Prej mëse një muaji kanë filluar përgatitjet për pjesëmarrjen e grupeve artistike të të dënuarve nga IEVP Peqin, Lezhë dhe “Jordan Misja”(Fier), nën drejtimin e artistes së njohur Myfarete Laze. Konkretisht, janë planifikuar të marrin pjesë:
– Burgu I Fierit “Jordan Misja”, Fier me një grup valleje me 3 të dënuar;
– Burgu i Peqinit me një grup polifonik me 6 të dënuar;
– Burgu i Lezhës me një grup rapsodësh me 2 të dënuar (me çifteli);
Pjesëmarrja në eventin kombëtar të folklorit shqiptar është një risi për sistemin e burgjeve. Krahas pjesëmarrjes në festival, DPB është pjesëmarrëse edhe në panairin e çelur me këtë rast, me punime të ndryshme artsitike dhe artizanale të të burgosurve.
/tesheshi.com/