Cristiano Ronaldo është i bindur se Reali i Madridit duhet patjetër të bëjë blerje urgjente për të shpëtuar sezonin. Pas ndeshjeve të dobëta në Kampionatin e Kupën e Spanjës, portugezi “ka urdhëruar” që Los Blancos të blejnë menjëherë 3 lojtarë, që në muajin janar.
Për Ronaldon, portieri bask i Atletiko Bilbaos, Kepa duhet të veshë menjëherë fanellën e bardhë, e po kështu duhet vepruar me mbrojtësin e PSG Marquinos, si edhe gjysëmsulmuesin e Valencias, Guedes, lojtar shumë i talentuar që është huazuar nga PSG tek Valencia, ku po luan shumë mirë.
Pavarësisht se për shkak të mardhënies së secilit prej këtyre lojtarëve, me skuadrat respektive, dëshira e Ronaldos edhe mund të mos plotësohet, klubi ka vendosur që të blejë patjetër lojtarë në janar, herë duke paguar çmim të shtrenjtë, e herë duke përfituar nga kontratat me klubet ku ata luajnë. I tillë është mbrojtësi brazilian David Luiz, që ka shkatërruar mardhënien me trajnerin e Chelsea, Antonio Conte. Përvec brazilianit, Reali po ndjek me insistim edhe Sergio Aguero, si edhe po sheh “ç’po bëhet” me Alexis Sanchez të Arsenalit.
Megjithatë, për të marrë një vendim përfundimtar, presidenti Florentino Perez, kësaj rradhe do të marrë edhe mendimin e Ronaldos, i cili për shitjen e Moratas, James Rodriges dhe Pepes, nuk u pyet, ndoshta edhe për shkak se dihej që nuk do të ishte dakord. /tesheshi.com/