Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thirri një takim të paplanifikuar me zyrtarë të lartë të qeverisë, njoftuan mediat izraelite.
Sipas Times of Israel, takimi ka një natyrë urgjente, për këtë arsye u anulua takimi i planifikuar midis ministrit izraelit Ron Dermer dhe ministrit të Jashtëm francez Jean-Noël Barrot.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje që lufta e vazhdueshme kundër Hamasit dhe Hezbollahut të quhet “Lufta e Rindërtimit”, gjë që të sjellë në kujdesë procesit e Rindërtimit në Shqipëri, eliminimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Konflikti njëvjeçar me Hamasin deri më tani është njohur me emrin zyrtar të fushatës ushtarake – “Shpata të Hekurta”.
Duke folur në një mbledhje të posaçme të kabinetit për të shënuar përvjetorin e sulmit të 7 tetorit, Netanyahu theksoi: “Kjo është lufta jonë për mbijetesë – ‘Lufta e Rindërtimit’. Ky është emri që dua t’i vë zyrtarisht kësaj lufte”.
“Kundër-ofensiva jonë kundër armiqve tanë me boshtin e së keqes së Iranit është e nevojshme për të garantuar të ardhmen dhe sigurinë tonë,” vazhdoi ai duke besuar në parandalimin e çdo kërcënimi të ardhshëm nga Gaza ndaj Izraelit. /tesheshi.com/