Vendimi i djeshëm ndaj Shpëtim Gjikës përbën edhe dënimin e parë në Shqipëri ndaj një zyrtari të nivelit të lartë për abuzim me pushtetin.
Deri tani, prej 25 vjetësh, megjithëse kanë nisur hetime e hapur dosje, kurrë më parë nuk është dhënë ndonjë vendim i formës së prerë për qeveritar qendror apo lokal.
Dosja “Gjika” është hartuar e firrmosur nga dibrani Ramadan Troci, prokurori i vetëm deri tani në Shqipëri që ka përpiluar akuza ndaj dy zyrtarëve të lartë.
E para ishte ndaj Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, i cili u arrestua dy vjet më parë pas vjedhjes së një sasie të mëdha parash në thesarin e shtetit, por në fund ai u lirua dhe u shpall i pafajshëm.
Megjithatë, vendimi ndaj ish-kryebashkiakut të Vlorës, edhe pse është marrë nga një Gjykatë e Shkallës së Parë nuk mund të quhet “i prerë”, pasi si i tillë do të duhet të merret nga Apeli.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika është dënuar me 4 vjet burg.
Procesi gjyqësor në ngarkim të Gjikës ka përfunduar në Gjykatën e Vlorës e cila e ka gjetur fajtor Gjikën për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Gjika ishte në gjykim për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.
Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Laurent Fuçia, Mirela Mishgjoni dhe Arbana Selmani.
Dënimi konvertohet në 2 vjet shërbim prove.
Pavarësisht dënimit me 4 vite burg, ndaj Gjikës do të aplikohet shërbim prove në 2 vite. Pra, për dy vite Shpëtim Gjika duhet të sillet mirë, dhe në politikë nuk “puth”më.
Kryebashkiaku me tre mandate në Vlorë hapi kështu siparin e dënimeve të zyrtarëve të lartë, të ashququajturit “peshq të mëdhenj”, duke thyer akullin.
Por Gjika nuk ishte i pari zyrtar që akuzohet apo edhe hetohet, por i pari që mbi të ka një vendim për korrupsion
Realisht, i pari ishte ish-kryetari i partisë së Shpëtim Gjikës, Fatos Nano, i cili në vitin 1993 u dënua për vjedhje indirekte, por që pas katër viteve u shpall i pafajshëm dhe mori të gjitha paratë e burgut ndërsa ishte kryeministër i vendit.
Pafajsinë Nano e mori pas faljes juridike nga Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha.
Por Nano realisht ishte një histori politike më shumë sesa juridike.
Në vitet e qeverisjes së Nanos, pra 1997-2005 nuk u fol shumë për antikorrupsion por për krime ndaj qytetarëve ku parashihej kriza e vitit 1997 e ku akuzohej ish-qeveria e Sali Berishës, por asnjë nuk u dënua. Arben Rakipi nisi hetimin ndaj 7 ish-qeveritarëve të Berishës por që ky i fundit së bashku me Ilir Metën hoqën Rakipin dhe vunë Theodhori Sollakun.
Kryeprokurori i Berishës dhe i Metës nuk akuzoi asnjë zyrtar.
Berisha e hoqi në vitin 2007 me këtë motivacion. Kryeprokurore u vu Ina Rama.
E para grua në krye të organit qendror të akuzës, të parin zyrtar që hetoi së pari për korrupsion ishte Lulzim Basha. Në atë kohë ministër i Transporteve.
Arben Meçe, një drejtor në ministrine e Bashës dërgoi në prokurori një dosje mbi rrugën Durrës-Kukës, sipas të cilit kishin firuar jo pak por 220 milionë euro.
Por gjyqi ndaj Bashës nuk u bë kurrë, derisa Gjykata e Lartë e hoqi nga lista pasi u zgjodh deputet në vitin 2009.
Edhe Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes u akuzua për katastrofën e Gërdecit ku vdiqën 26 vetë nga shpërthimi i një punishteje demontimi municioni në një fshat pranë Vorës.
Por edhe ai nuk u gjykua, ndaj tij s’ bë proces. Gjyqi u shty për procedurë.
Ilir Meta ishte zv.kryeministër kur ndaj tij, nisi një hetim pas një video të transmetuar në emisionin Fiks Fare, ku Meta fliste me ministrin e partisë Dritan Prifti për ndarjeje përqindjesh,
Gjykata e Lartë po në vitin 2011 shqyrtoi dosjen “Meta” dhe vendosi, në bazë të shkresës së tre ekspertëve të zgjedhur nga ajo, jo nga prokuroria, se zëri në video nuk ishte i Ilir Metës.
Me një fjalë, çështja prapë nuk u shqyrtua në thelb.
Por në fakt, zyrtari i parë i lartë i dënuar për abuzim ishte Spiro Ksera. U dënua se kishte lejuar të shkonin jashtë shtetit disa zyrtarë të tij. Jo më shumë. Por edhe pse ministër, ish-deputet i PD-së, realisht pjesëtar i PBDNJ-së dhe më pas themelues i MEGA-s, Spiro Ksera nuk u perceptua kurrë nga publiku si “peshk i madh”. Dhe në fakt nuk ishte, sepse gjithsesi ai përfaqësonte një pol periferik pushteti e jo qendror.
Kurse Shpëtim Gjika ishte një figurë e rëndësishme e opozitës socialistë gjatë drejtimit të Edi Ramës: partner i tij dhe bashkëgarues e fitues në zgjedhjet vendore të 2007-s dhe 2011-s.
Por me të ardhur në pushtet, Edi Rama, mban një fjalim publik ku distancohet në mbledhjen e kryesisë së PS-së ndaj kolegut dhe mikut të tij Shpëtim Gjika.
“Solidaritet për mikun, por ne jemi të hapur me drejtësinë”, tha Rama, i cili u akuzua nga Gjika se po i fuste thikë pas shpine, pas lejes që kryebashkiaku i Vlorës i dha një hoteli në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës në Ujin e Ftohtë, ku kishte mbushur edhe detin me shkëmbinj.
Në 2013-n, Rama i vendosi tritolin pallatit të Bashës, duke prishur çdo ndërtim gjatë bregdetit deri në tunelin e ujit të ftohtë.
Shpëtim Gjika ishte në një farë mënyrë lakmuesi sesi socialistët do të silleshin me pushtetin e tyre ku kishte probleme.
Rama tregoi vullnet për rastin “Gjika”, por akuzat vazhduan. Sot akuzohet Dako, Veliaj, kryebashkiaku i Elbasanit, ai i Kavajës. Por deri tani nuk ka dosje për asnjërin.
I takon {rokurorisë Speciale që të nisë hetimet për këta “peshq të mëdhenj”.
Llalla e mbylli vetëm me Shpëtim Gjikën. Që në fakt nuk e bëri ai por Ramadan Troci, prokurori që dërgoi në gjyq Adrian Fullanin por ndoqi edhe çështjen “Santo”.
Ndërsa Bujar Nishani, ish-presidenti tashmë, refuzoi ta emëronte si Prokuror te Krimet e Rënda. /tesheshi.com/