Eshtë regjistruar së fundi një rast ku Corona ka hyrë dhe aty ku s’ka gjasë të hyjë, si pasojë e “veçimit nga bota”: në manastir.
Kjo ka ndodhur në Kroaci, ku thuhet se janë infektuar 10 murgesha në Manastirin e Motrave të Mëshirës së Kryqit të Shenjtë në Qarkun Osijek-Baranja
Shefja e tyre krahinore, Motra Valerija, konfirmoi rastin për mediat, duke thënë se të dielën pasdite, tre murgesha patën ethe, pas së cilave kontaktuan mjekët të cilët më pas kontaktuan një epidemiolog, dhe një test i bërë të hënën tregoi se 10 nga 12 prej të testuarave ishin infektuar.
Në manastir janë rreth 180 motra dhe tani e tutje gjenden në izolim. /tesheshi.com/