Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Copëza mehjaneje në median shqiptare: kush janë Çani e Dyrnjaja dhe pse “gjuhen” me patate të skuqura?

by te Sheshi
27/04/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Copëza mehjaneje në median shqiptare: kush janë Çani e Dyrnjaja dhe pse “gjuhen” me patate të skuqura?

Të enjten mbrëma, nga një emision me debat i Artur Zhejit, publikut iu servir një fjalosje mes Arian Çanit dhe Denis Dyrnjasë, i pari moderator i “Zonës së lirë”, i dyti folës lajmesh, e së fundi “analist”, jo gjithkund por i preferuar për momentin vetëm nga Zheji.

360-Gradëshi i këtij të fundit, njihet për një morri individësh që mbushin një banak të stërmadh mendimi, ku zakonisht flitet pa asnjë lloj rendi dhe ku ata që ftohen nuk gëzojnë as statusin minimal për temën që duhet të flasin. Si në rastin e fundit, ku as Çani e as Dyrnjaja nuk kanë asnjë tagër të komentojnë çështje të politikave ndërkombëtare, ku edhe pse personazhe gazetareskë, nuk i përkasin atij profili ku më e pakta duhej të kishin qenë reporterë politikë apo të zhvillimeve ndërkombëtare. Çani ka qenë dikur, si reporter politik, por që u afirmua jo nga cilësia e raportimit se sa nga aventura të tipit “kamikaz”, ku arriti të hynte fshehtaz në një mbledhje të kryesisë së PS-së, për t’u diktuar nga Servet Pëllumbi që e gjeti duke mbajtur shënim debatet mes krerëve socialistë.

Ndërsa Dyrnjaja ka tjetër histori, sigurisht më të vonshme se Çani dhe që lidhet pazgjidhshmërisht vetëm me folësin e lajmeve, në dukjen publike, dhe me ndonjë shefllëk brenda TOP-it të madh, kaluar aty në 2002-shin pas mbylljes së TV Alba-s, ku dhe u afirmua për herë të parë si folës. I njohur si individ i nënsqetullave të Agim Poçarit, pas kalimit gjithashtu të këtij të fundit nga Alba te Top Albania Radio, transferim punë 20 metrash te Piramida, i gëzohet fatit të punës së re dhe si i përkëdhelur i tij. Krejt i zakonshëm si folës, Dyrnjaja nuk ka asnjë tipar dallues, në timbër apo artikulim, që mund të fusë në analet e historisë së njerëzve të mikrofonit, si fjala vjen Dhimitër Gjoka apo Zamira Koleci.

Pa qenë asnjë ditë reporter, së fundi Dyrnjaja po tenton të afirmohet si analist. Por ajo historia me patate të skuqura me Çanin, ngjan si batutë pa asnjë pikë vërtetësie.

Çani është një karagjoz i suksesshëm në gazetari, me fillesat që në vitet e para ’90-të, ku së bashku me të vëllanë, shqipëruesin e njohur nga frengjishtja, Alket Çanin, do hidhnin firmat e tyre në media, në atë të shkruarën. Por tipologjia e Çanit, ndryshe nga ajo serioze dhe e fisme e të vëllait të lidhur me artin e fjalës, pjesë që të dy e një grupi gjirokastritësh që i dhanë tonin medias së atyre viteve, pati krejt tjetër karrierë, krejtësisht besnike ndaj karakterit që përfaqson: në fillim me Klani i Natës e me pas me Zonë e Lirë, ai përfaqsoi e përfaqson 100 përqind vetveten, karagjozllëkun që e karakterizon, ku pra është tejet i sukseshëm. Çështja banalizohet, dhe jo krejt për faj të tij, kur ai thirret të bëjë analistin për çështje serioze. E kemi këtë dhuratë nga Eni Vasili, të cilën po na e dhuron tani bujarisht dhe Artur Zheji, një tjetër profil që nuk ka asnjë lidhje me artin e moderimit të një debati, veç të qënit në punë për t’u ushqyer e mbajtur.

Sa për patatet e skuqura, reale apo metaforike, i gjithë komuniteti gazetaresk në Shqipëri, ai që u formësua në vitet ’90 – ‘2000 e ca vite më pas, është përplot me histori paradoksale, ku zakonisht janë fillesat ato që i kompromentojnë në vipërinë e krijuar më pas.

Le të marrin vetëm një detaj. Në vitet e para të Top Medias, te hyrja stacionohet një rulotë që shiste hamburgera, donera e sanduiçe. Dhe pothuajse përveç Tanit të ndjerë që në ambientet e TOP-it konsumonte vetëm lëng karotash, të gjithë mbushnin barqet e boshatisura nga lodhja me produktet e kioskës mbi katër rrota n’tako…me plot patate të skuqura brenda.

Nuk mbarron me kaq: gatitësi dhe tregëtuesi i tyre ishte Armand Xhuli, një personazh i njohur i Tiranës halabako-kulturore të viteve ’70-’80, diplomuar më pas për regjisurë. Në një moment të caktuar, Mandi nis të mendojë se si mund të bëjë një kalim nga kuzhina ku bënte lekë, ama me përparëse e llërëpërveshur, te studiot e TOP-it stafin e të cilit e ushqente çdo ditë, për të drejtuar Extrem-in që iu dha Kastriot Çaushit. Nuk mundi, por dhe mund t’ja dilte me pak fat.

Pse ka kështu fatesh, diku racionale e diku absurde, ndodh që sot media shqiptare, një pjesë e debatit publik të rrezatojë mehjanen e rëndomtë të një fshati, ku i gjuhet shoqi-shoqit…me patate të skuqura! /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Njihuni me sozinë femër të Donald Trump

Njihuni me sozinë femër të Donald Trump

Krisje e pazakontë në mazhorancë, Braçe sulmon Veliajn: po na zë diellin o Lali!

Krisje e pazakontë në mazhorancë, Braçe sulmon Veliajn: po na zë diellin o Lali!

Ministri Bushati sulmohet në Columbia University për partneritetin me Turqinë dhe ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Ministri Bushati sulmohet në Columbia University për partneritetin me Turqinë dhe ndërtimin e Xhamisë së Madhe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni