Në më të fundit mesazh për publikun, përcjellë nga FB, kryeministri Rama i mëshon sërish rritjes së çmimeve, duke sqaruar se kjo po ndodh gjithkund e jo vetëm në Shqipëri.
“E mirëkuptoj tërêsisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:
Qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesit e vogël dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!
Lufta po i ngre zgupthi çmimet!
Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 Lek!
Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, përfundon mesazhin e tij i pari i qeverisjes.
Por nga opozita vjen tjetër qasje. Sipas saj, nuk është vetëm Putini përgjegjës për çmimet por dhe vetë Rama, siç shprehet znj. Tabaku, n/kryetare e PD-së.
“E gjitha kjo nuk ka fajtor vetëm Putin edhe as luftën, qeveria Rama ka që në vitin 2014 që ka rritur taksat që ka vendosur tek nafta.
Sot gati 60% e çmimt të naftës është prej taksave dhe tarifave ndërkohë që shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në rajon.
Një qeveri e papërgjegjshme që më lehtë ka justifikimin se sa punën për të ndihmuar shqiptarët që ta kalojnë krizën nuk është një qeveri për qytetarët.
Duhet të veprohet përpos se të propagandohet”, shprehet znj. Tabaku. /tesheshi.com/