Llewellyn Jeneker dhe Cecilia Absolom, një çift të pastrehësh që u njohën 30 vjet më parë nën një urë, u martuan kohët e fundit pikërisht aty ku dhe u takuan.
Çifti solli dy fëmijë, por i pari iu vdiq, ndërsa tjetri, Dylani 12 vjeç, ishte prezent në martesën e prindërve.
Cecelia kishte jetuar në rrugë për pothuajse një jetë. Së pari me nënën e saj, dhe më vonë me burrin e saj.
Llewellyn dhe Cecilia, të cilët jetojnë në Cape Town, ende shpresojnë se do të kenë shtëpinë e tyre një ditë. Në dasëm kishte rreth 100 njerëz, shumica e të cilëve ishin të pastrehë. /tesheshi.com/