E përjavshmja famëkeqe franceze Charlie Hebdo, e njohur për karikaturat e saj fyese, e ka bërë sërish: pas rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, publikoi një kopertinë të diskutueshme me titullin: “Zoti ekziston”.
Kopertina është një karikaturë që tregon dorën e pretenduar të Zotit me gishtin nëpër kabinë dhe trupin e Raisit që del nga helikopteri i shkatërruar: “Zoti ekziston. Ai na çliron nga mullahët”, shkruan aty.
E përjavshmja do të jetë e disponueshme nga data 22 mars. Mirëpo, mediat e hodhën kopertinën në rrjetet e tyre sociale dhe menjëherë u bë virale.
Charlie Hebdo, e themeluar në vitin 1992 nga karikaturisti Stéphanne Charbonnier, i njohur më mirë si Charb, është karakterizuar gjithmonë për humorin e errët ndaj kujtdo, duke bërë që të përballet me padi dhe protesta, si dhe me akuza për “blasfemi”.
Gjithashtu nuk është hera e parë që Charlie Hebdo merret me çështje iraniane. Më 8 dhjetor 2022, ata organizuan një konkurs karikature të Ayatollah Ali Khamenei, liderit suprem të Iranit.
Në përgjigje të konkursit, regjimi iranian mbylli Institutin Francez të Kërkimeve, duke denoncuar “heshtjen” e qeverisë franceze për këtë çështje. /tesheshi.com/