Një fitore tenistike e Bayern-it ndaj nënkampionëve të Europës Tottenham, ka qenë befasia e fazës së dytë të ndeshjeve në grupe për Champions. Në Londër, gjermanët shënuan plot 7 herë ndaj dy të anglezëve.
Më tej, Reali ka bërë një tjetër hap fals duke barazuar me Brugge në fushën e vet.
Të gjitha rezultatet ishin:
Grupi A: Real Madrid – Club Brugge 2: 2, Galatasaray – PSG 0: 1.
Grupi B: Crvena Zvezda- Olympiacos 3: 1, Tottenham – Bayern 2: 7.
Grupi C: Atalanta – Shakhtar 1: 2, Manchester City – Dinamo Zagreb 1: 0.
Grupi D: Juventus – Bayer 3: 0, Lokomotiv – Atletico 0: 2. /tesheshi.com/