Nëse fëmija juaj është aktiv dhe në veçanti nëse merret me aktivitet sportiv mund t’i shtrëngojë më tepër tendinat e tejzgjatura tashmë, për shkak të rritjes. Kjo shkakton dhimbje të mëdha dhe enjtje të këmbës tek fëmijët.
Kur ndodh?
Kjo sëmundje është më e zakonshme tek djemtë, pasi faza e tyre e rritjes është rreth moshës 10 deri në 15 vjeç ndërsa tek vajzat ndodh rreth moshës 8 deri në 13 vjeçare.
Çfarë simptomash përfshin?
- Dhimbje dhe enjtje të këmbës;
- Tërheqje tendinash dhe muskujsh;
- Dhimbje të thëmbrës gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive;
- Probleme me ecjen.
Si trajtohet?
Lajmi i mirë është se nuk ka pasoja afatgjata. Simptomat do të zhduken pas disa muajsh. Trajtimi më i mirë për këtë problem është pushimi. Fëmija juaj duhet të shkëputet për pak kohë nga aktivitetet sportive në mënyrë që mos të ketë dhimbje. Kur të ndihet më mirë ju duhet ta inkurajoni që të rikthehet sërish në aktivitetet sportive./tesheshi.com/