Maqedonia dhe Izraeli janë vende mike, të cilat kanë një bashkëpunim të ngushtë.
Ky është konstatim i përbashkët i Gruevskit dhe Netanjahut pas takimit në Tel Aviv. Edhe pas tentativave të disa strukturave për prishjen e marrëdhënieve, dy vendet treguan se janë mike me njëra-tjetrën dhe se vazhdojnë që të bashkëpunojnë në të gjitha sferat.
Kryeministri maqedonas u prit si mik. Netanjahu iu drejtua Gruevskit me Nikolla në konferencën për shtyp, ku shprehën afërsinë dhe besimin që kanë ndaj njëri-tjetrit, çka po reflektohet në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Izraeli i vlerësoi lartë aktivitetet e Gruevskit për shtetin hebre, përmendoren e Holokaustit në Shkup, e cila është njëra prej katër të tillave në botë, fondin dhe restituimin e pronave të hebrenjve, të cilët nuk kanë trashëgimtarë por janë projektet që po realizohen nën drejtimin e Gruevskit.
Netanjahu nuk harroi në deklaratën e tij të përmendte bashkëpunimin në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, sferë e cila nga disa struktura u tentua që të prishet përmes veprimtarisë së Zaevit./tesheshi.com/