Komisioni Europian pret një hetim të plotë të çështjes së akuzave të deputetit Tom Doshit nga autoritetet kompetente shqiptare. Zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç tha se Brukseli mbështet zbatimin e marrëveshjes për dekriminalizmin: “Komisioni Evropian pret hetimin e plotë të këtij rasti nga autoritetet kompetente shqiptare. Komisioni Evropian mbështet plotësisht hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin plotë të marrëveshjes midis partive qeverisëse dhe të opozitës në Parlamentin e Shqipërisë, duke përfshirë çështjen e personave me të dhëna kriminale që mbajnë poste publike. BEja i jep prioritet të lartë forcimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjior, pa kompromis, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë prioritetet kyçe për Shqipërinë. Ne presim gjithashtu sjellje dhe qëndrime të përgjegjshme për çështjet që lidhen me shtetin ligjor nga të gjithë ata që luajnë rol në jetën publike”.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?