Deri në fund të pandemisë, do të ketë dy kategori turistësh në Greqi – ata që janë vaksinuar dhe ata që nuk e kanë bërë këtë, njoftoi ministri vendas i Turizmit, Haris Teoharis.
Në një intervistë me Protohem, Theocharis theksoi se udhëtarët e vaksinuar nuk do të duhet më të testohen ose karantinohen nëse tregojnë një certifikatë vaksinimi kur hyjnë në vend.
Të gjithë që janë të vaksinuar në Greqi do të marrin një certifikatë dixhitale dhe shumica e vendeve evropiane planifikojnë të prezantojnë çertifikata të ngjashme.
“Flitet shumë për njohjen reciproke të certifikatave midis vendit të nisjes dhe destinacionit,” tha Teoharis.
Për ata që nuk janë vaksinuar, masat e kontrollit të kufirit do të zgjerohen, shtoi ai, duke theksuar se ekziston një plan gjithëpërfshirës për të mbështetur kompanitë dhe punëtorët e prekur nga kriza epidemiologjike. /tesheshi.com/