Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ceremonia e inagurimit; ja axhenda e rrokadës Thaçi-Jahjaga

by Te Sheshi
08/04/2016
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Ceremonia e inagurimit; ja axhenda e rrokadës Thaçi-Jahjaga

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mesditën e sotme do jetë i inauguruar edhe në ceremoninë shtetërore në sheshin Skënderbe të kryeqytetit, Prishtinës, pas betimit mesditën e djeshme në seancën solemne të Kuvendit, ku nuk merrte pjesë opozita, si në procesin e votimit të kreut të shtetit në seancën e jashtëzakonshme të 26 shkurtit.

Gjatë ceremonisë do të bëhet edhe parakalimi i presidentit të ri, Hashim Thaçi, dhe i presidentes që e ka përfunduar mandatin pesëvjeçar, Atifete Jahjaga, para Gardës së Nderit në shesh, ku është edhe Filarmonia e Kosovës. Simbolika e pranim-dorëzimit të detyrës është një kopje solemne e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumentit themeltar të shtetit, që i dorëzohet presidentit të ri.

Në ceremoni, mes shumë të ftuarve nga vendi e bota janë dhe përfaqësuesit nga Shqipëria. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka mbërritur prej dje në Prishtinë, dhe takimin e parë e ka zhvilluar me kryeministrin Isa Mustafa, ku kanë biseduar për bashkëpunimet dhe axhendën e mbledhjes së tretë të dy qeverive, e cila do mbahet këtë vit, pas të parës historike në Prizren, më 11 janar 2014, dhe të dytës, në Tiranë, në 23 mars 2015.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, pritet të ketë edhe takimin e parë të veçantë me Hashim Thaçin si president i Republikës së Kosovës, ndërsa ai është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka zhvilluar edhe takime të tjera, përfshirë tre liderët e opozitës. Të gjitha takimet janë zhvilluar pas seancës solemne të betimit të presidentit të ri në Kuvendin e Kosovës.

Pas betimit në Kuvend, Hashim Thaçi ka zhvilluar aktivitetet e para si president i Republikës së Kosovës, dhe në mbrëmjen e djeshme ka pritur në presidencë drejtorët politikë dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit, të cilët marrin pjesë edhe në ceremoninë e sotme të inaugurimit.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit e uruan presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së re dhe i shprehën përkrahje në angazhimin e tij për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Shtetet e Kuintit u përfaqësuan nga zğvendğsndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, nga drejtoresha për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë BE-së, Angelina Eichhorst, pastaj nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor dhe për Zgjerim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mcilwham. Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishin edhe i dërguari i posaçëm i MPJ-së gjermane për Evropën Juglindore, Ernst Reichel, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shefi i zyrës së Bashkimit Europian për Kosovën, Samuel Zbogar, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, si dhe ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Në takimin me përfaqësuesit më të lartë të shteteve të Kuintit për rajonin tonë, presidenti Thaçi theksoi se do të jetë garantues i respektimit të Kushtetutës, i funksionimit të institucioneve të shtetit dhe promovues i dialogut ndërpartiak dhe ndëretnik.

Ndërkohë, sot ka në axhendë dhe takime të tjera të paralajmëruara. Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, përgjegjës për Çështjet Europiane, Hoyt Yee, në vizitën në Kosovë, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit e pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas axhendës së dërguar nga Ambasada e SHBA, do të ketë takime të veçanta me kryeministrin Isa Mustafa, me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe me presidentin Hashim Thaçi.

Ndërsa njoftimi i dërguar nga Kuvendi i Kosovës bën të ditur se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme pret në takime të veçanta edhe drejtorin e Divizionit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Italisë, Andrea Orizio, kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, İsmail Kahraman, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim pranë Ministrisë së Jashtme britanike, Fiona Mcilwham.

Takimet zhvillohen para dhe pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, ku do jenë të gjithë së bashku në sheshin Skënderbe, në të cilin janë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur rreth 1000 të ftuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza
Lindja e Mesme

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”
Bota & Rajoni

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Next Post
Qytete të mëdha dhe pseudonimet e tyre të veçanta (ndoshta nuk i dini)

Qytete të mëdha dhe pseudonimet e tyre të veçanta (ndoshta nuk i dini)

Gaz lotsjellës në ceremoninë e Thaçit president

Gaz lotsjellës në ceremoninë e Thaçit president

ANALIZË/ Sheshi sërish! (ai “Skënderbej” në Tiranë)

ANALIZË/ Sheshi sërish! (ai "Skënderbej" në Tiranë)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni