Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZË/ Sheshi sërish! (ai “Skënderbej” në Tiranë)

by te Sheshi
08/04/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
ANALIZË/ Sheshi sërish! (ai “Skënderbej” në Tiranë)

Nga Brunilda Basha

Historia e qendrës së Tiranës është kthyer tashmë në legjendë urbane. Aq shumë propozime janë prezantuar përballë publikut, aq studio janë përfshirë aq sa mandate bashkie janë ndërruar. Dhe këto ditë pamë propozimin më të fundit. Nuk e di nëse ky projekti i qe dhënë studentëve të vitit të dytë apo të tretë për të testuar  aftësitë e tyre apo vërtet ekspertë të urbanistikës kanë punuar për të nxjerrë në dritë atë ç’ka i nevojitet vërtet një qendre të një kryeqyteti.

Projekti u prezantuar tashmë. Sigurisht jep një mesazh bashkimi, bashkëjetese, uniteti kombëtar në filozofinë e tij, por që për mendimin tim kjo filozofi nuk është përkthyer plotësisht në kontektsin arkitekturor.

A tregon mbjellja e 200 drurëve, apo dhe 2 milion drurëve nga e tërë Shqipëria unitet?!

Jo. Me falni, por unë si këmbësor në atë shesh, dhe që e kam humbur fjalimin e kryeministrit mbi këtë detaj, nga ta kuptoj se nga vjen pema dhe shkurrja?! Ajo ç’ka mua më nevojitet është të kuptoj mirëqenien  që më jep ajo hapësirë si këmbësor, si turist, si një pushues që do të sodisë qendrën, si një punëtor i cili duhet  të kalojë permes sheshit për të arritur në anën tjetër të qytetit. Pra, me pak fjalë i tërë konstrukti i projektit konsiston në një propagandë verbale e cila në thelb është e duhura, por që nuk ka arritur akoma në fazën ku do mund të realizohej në mënyrë konkrete nëpërmjet elementëve fizike si rruga, trotuari, sheshi, lidhjet, shatërvani, hijet, uleset,aktivitet, etj.

Megjithatë, nuk është kurrë vonë. Sapo lexova lajmërimin se bashkia e Tiranës po organizon një diskutim të hapur me profesionistë, qytetarë dhe student, pikërisht mbi planin e përgjithshëm të Tiranës. Kjo deshirë e mirë e autoriteteve për të përfshirë opinionin publik me gëzon pa masë.

Ekzistojnë disa principe themelore që një hapësirë e sukseshme publike duhet të posedojë dhe të tilla duhen pasur parasysh edhe në projektin e sheshit.

  1. Konteksti fizik: ndërlidhja me ndërtesat, rrugët e afërta.
  2. Klima e atij vendi (dielli-hijet-era-shiu)
  3. Historiku që mbart në vetvete për dekada
  4. Përdoruesit e asaj hapësire.

Kjo e fundit lidhet drejtpërdrejtë me ne, publikun, qytetarin dhe me aktivitetet në atë hapësirë; siguria, komforti, pikat qendrore, pamjet estetike etj.; t’i përgjigjesh të gjitha grupmoshave, dhe jo vetëm një grupmoshe e cila është e vetmja që di të përdorë biçikletën e të patinojë.

Kualiteti i lëvizjes dhe qarkullimit

Qasja dhe lidhjet janë thelbësore për suksesin e një hapësire ​​publike. Drejtimi fizik ashtu dhe vizual, duhet të jetë i qartë dhe të ofrohet nga të gjitha parametrat. Në projektin e prezantuar nuk kishte as dhe një rrugë të vetme, as dhe drejtim vizual të cilin këmbësori ta perdorë për të arritur në destinacionin e dëshiruar. Përkundrazi, homogjenia e materialit të prezantuar krijon një konfuzion dhe një parregullsi qarkullimi.

Hierarkia dhe cilësia e hapësirës

Çdo student i Arkitekturës, që në fillimet e tij përballet me konceptin e formës, hapësirës dhe rendit.  Këtu hyn dhe e ashtquajtura hierarki. Parimi i hierarkisë nënkupton se në shumicën e kompozime arkitekturore, ekziston dallim real mes formave dhe hapësirave të krijuara. Këto ndryshime pasqyrojnë shkallën e rëndësisë së këtyre hapësirave, qoftë  funksionale, formale apo dhe simbolike. Projekti i propozuar nuk ka asnjë pikë qendrore, asnjë dallim mes hapësirës, asnjë diversitet në shkallën e rendësisë. Ndoshta qëllimi i atij projektimi ka qenë njëshmëria e çdokujt me hapësirën, por kjo mund të bëhet në një park specifik tek i cili thjesht shpenzon disa çaste për relaksim, jo në një qendër qyteti e cila është tmerrësisht e rendësishme për lëvizjen urbane.

Pikat e shikimit (vieës & vistas)

Hapësirat e suksesshme publike duhet të krijojnë interes vizual, e cila do tërheqë njerëzit. Kjo mund të arrihet nëpërmjet materialeve të ndertimit, pamjeve, boshteve (axis) vizuale, për të dhënë një  imazh të vlerës dhe qendrueshmërisë. Pylli i improvizuar me pemë rreth e qark duke krijuar një ishull trotuari në mes nuk bën gjë tjetër veçse krijon një hapësirë izoluese, e cila bllokon të tëra pamjet kundrejt pjesës rrethuese të qendrës.

Pejsazhi i qetë dhe peisazhi i egër (soft dhe hardscape)

Elementët e buta, si bimët dhe pemët, në kombinim me elementët e ujit dhe gurit janë të domosdoshme në zhvillimin e një hapësire. Në sheshin e prezantuar kemi një ndarje të këtyre dy elementëve (pemë të dendura rreth parkut dhe ne mes elementin ujë/gur) në një kohë kur duhet shkrirja dhe thyerja e tyre për dy arsye: Funkionaliteti, për të shërbyer në krijimin e hijeve, freskisë, dhe sigurisht arsyeja estetike.  Në këtë kategori rol të rendësishëm kanë dhe ulëset. Mundësitë e stolave dhe trungjeve, larmishmëria e zgjedhjes së uljes (të ulët apo të lart; formale ose joformale; e izoluar ose në funksion; në grupe ose teke; në diell apo në hije)  s’bën gjë tjetër veçse fton pjesmarrje sa më të gjerë të publikut.

harward palza

Harward plaza Cleveland

Aktivitetet

Një hapësirë e sukseshme duhet të ketë  elemente dhe aktivitete që i tërheqin njerëzit për të qenë atje për një arsye të caktuar,  të rinj dhe të vjetër, vetëm apo  në grupe, burra dhe gra, ulur ose duke shëtitur, duke ngrënë apo duke folur, të ulur  nën hijen e pemës ose në lëvizje.

cleveland

Pra në përfundim, nëse dikush është mahnitur nga shatërvanët e mrekullueshëm, thjesht le të mendojë se në muajt e nxehtë të verës i tërë sheshi i cili s’ka gjë tjetër veç shatërvanëve, do të jetë bosh. Ndërsa  në muajt e acartë të dimrit shatërvanet ose do jenë të fikur totalisht,  ose në të kundërt njerëzit do largohen nxitimthi nga frika mos spërkaten nga uji i akullt. Nëse do të konkretizohet një ditë, shpresoj që ekspertet të mendojnë seriozisht për një planimetri të  mirëfilltë të atij katrori të madh plot me shatërvane. /tesheshi.com/

Related Posts

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Hashim Thaçi merr detyrën: Jam President i një populli heronjsh

Hashim Thaçi merr detyrën: Jam President i një populli heronjsh

Mënyra e duhur për të ruajtur qepët e hudhrat pa ju prishur

Mënyra e duhur për të ruajtur qepët e hudhrat pa ju prishur

Vetëvendosje merr përgjegjësinë për hedhjen e gazit në inaugurimin e Thaçit

Vetëvendosje merr përgjegjësinë për hedhjen e gazit në inaugurimin e Thaçit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni