Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi tha se ka një tendencë nga forca të ndryshme politike, pa përmendur emra por duke lënë të nënkuptuar opozitën, për të frenuar apo ndaluar procesin e numërimit.
“Kemi të dhëna që shpesh herë dhe jo në pak raste pengimi i proceseve vjen nga ndërhyrje politike të kandidatëve dhe partive. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes së KQZ situata ka ndryshuar. Në momentin që ne flasim nuk ka ndonjë KZAZ që është ndërprerë procesi i numërimit”, tha Celibashi.
Ndërkohë, ai rrëzoi pretendimet e opozitës për numërim preferencial kutish votimi. Sipas Celibashit, është respektuar vetëm ligji.
Nga verifikimi që ka bërë KQZ të këtij shqetësimi, në mënyrë kategorike nuk rezulton që numërimi, hapja e tyre, të jetë bërë në mënyrë preferenciale. Nga ajo që ka bërë KQZ, janë respektuar rregullat sipas ligjit. Kjo është kategorike kështu!”, tha Celibashi. /tesheshi.com/