Zv/kryeministri Erion Braçe nuk është mjaftuar me të ndihet vetëm tifoz në përballjen Partizani – Kastrioti. Ai ka arritur të kapë një reklamë në fanellat e krutanëve, ku si qeveritar ka bërë menjëherë denoncimin.
“Shihni pak bluzat e Kastriotit! Kjo 138.com cëfarë është? Kompani guroresh? Apo çimentoje? Nuk besoj! Kaq për këtë herë. Ndërkohë me duhet të përsëris një mesazh: kush e ka marrë lehtë ligjin për mbylljen e moslejimin e Lojrave të Fatit në këtë vend, bën gabim të madh!”
Dhe pas këtij denoncimi ka nisur një procedim nga Krimi Ekonomik ndaj Gazmend Voglit, administrator i Kastriotit. Ai po hetohet për këtë logo të një kompanie bastesh te fanellat e ekipit të tij. /tesheshi.com/