Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka thënë se Shqipëria s’duhet të dilte në sulm në fund të ndeshjes dhe të mbante barazimin, duke qenë se Danimarka ishte duke humbur.
“Është hera e dytë që pas ndeshjes me Portugalinë që pësojmë golin në fund. “Ekipi tregoi një dëshirë të jashtëzakonshme me fitu lojën dhe kjo na penalizoi shumë në minutat e fundit.
Duhet të kishim mjaftuar 0-0, që do të na conte me dy rezultate në Armeni.
E përsërita dy tri herë që duhet të qendronim prapa, mund ta marrë edhe përgjejgësinë unë për humbjen duhet të isha më këmbëngulës që t’i mbaja afër vetes dhe të mos i kisha lënë të dilnin në sulm.
Me vjen keq, sepse në ato momente duhet të ishim më prezent. Është vështirë me i ndal lojtarët. Pas tre ditësh e kemi në dorë”, deklaroi Cana pas ndeshjes.