Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çamët e Dibrës?! S’keni parë gjë akoma! PDIU nis ankorimin edhe në Shkodër

by te Sheshi
18/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Çamët e Dibrës?! S’keni parë gjë akoma! PDIU nis ankorimin edhe në Shkodër

Nga Ylli Pata

Çamë në Shkodër?! Natyrisht që ka shumë pak, por padyshim që më shumë se në Dibër, ku aleanca mes PS-së dhe PDIU-së rezultoi efikase.

Siç mësohet, koalicioni i Edi Ramës me çamët jo vetëm që është i fortë por pritet të kthehet në aleancën strategjike për 2017-ën.

Plani i Kryeministrit shqiptar është i qartë: aty ku mendohet se janë bastionet e PD-së, ai do të dërgojë “grupin e gatshëm” të PDIU-së për të zgjidhur situatën.

Dhe njeriu adapt për këtë operacion duket se është Aqif Rakipi, një peqinas por që ka lidhje më shumë se horizontale me grupe të mëdha interesi në çdo cep të Shqipërisë.

Çamët janë parë këto ditë në Shkodër ku pritet të instalohen dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre me segmente të të fortëve të politikës së 20 viteve, kryesisht nga e djathta por që përfaqësojnë grupe interesi.

Pas Dibrës, kryeministri Edi Rama do të aktivizojë çamët në bastionet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Partia e çamëve dha një kontribut të madh në fitoren e Bashkisë Dibër, pavarësisht rolit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleat i PS në qeverisje. Përfaqësuesit e PDIU qëndruan me ditë të tëra në Dibër, derisa përfundoi rezultati në favor të kandidatit të PS-së, Muharrem Rama.

Dhe plani i Ramës është që të aktivizojë çamët në bastionet e Partisë Demokratike. Fushata e çamëve duhet të jetë po aq e fuqishme si në Dibër.

Në zgjedhjet e 2015, PD arriti të marrë 15 bashki, përfshirë edhe Shkodrën, ku Rama mendonte se e kishte të sigurt fitoren me Keti Bazhdarin.

Kryeministri do t’i japë prioritet Shkodrës për të aneksuar bastionin e PD-së në zgjedhjet e përgjithshme, duke pasur parasysh edhe “armiqësinë” që ka me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi.

Sipas burimeve, gjatë këtyre ditëve, çamët janë parë në Shkodër duke u përpjekur që të fitojnë sa më shumë terren. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në bashkitë e tjera të PD-së, duke bërë që në këtë rast roli i LSI të zbehet. Edhe në Dibër, për shkak edhe të konflikteve me PS-në për marrëveshjen e pushtetit vendor, roli i LSI-së në fushatë nuk u ndje shumë.

Aqif Rakipi, i ashtuquajturi “providencë” e PDIU-së, një biznesmen me lidhje të pafundme në çdo rreth të vendit, është kthyer në njeriun që Edi Rama takon më shpesh.

Javën e shkuar kryeministri drekoi në Peqin në një lokal dasmash me deputetin e PDIU-së, Qifin siç e thërret eprori i tij, Idrizi,  duke e ditur se dikush po i fotografonte për ta hedhur më tej në rrjetet sociale.

Sidomos tani që po sulmohet nga grekët që kanë një fuqi potenciale në Shqipëri, kryeministri po mbrohet nga një antikorp i fuqishëm kundër tyre që janë çamët. Dhe në fakt ky komunitet ka edhe të drejtën morale dhe ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Deputeti fillikat shqiptar në Mal të Zi: ja ku na katandisi përçarja

Studimi: obeziteti dëmton kujtesën

Studimi: obeziteti dëmton kujtesën

Ministri Manjani flet sërish për gjyqtaren e “Lalzit”: për mua ajo duhet shkarkuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni