Pas betimit të qeverisë para Presidentit dhe nisjes së funksionimit zyrtarisht, kryeministri Edi Rama ka nisur emërimin e niveleve të tjera të qeverisjes. Kështu janë caktuar Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive, ku bie në sy fakti se Plarent Ndreca do të vijojë të mbajë të njëjtin pozicion, por jo te Arsimi, sikundër 4 viteve të mandatit të parë, port e Mjedisi.
Ndreca, është bërë i njohur edhe për përplasjen e fortë që ka pasur me ministren teknike të PD-së, gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Ndërkohë që pritet edhe emërimi i zv.ministrave, që nuk përjashtohet mundësia që për shkak të bashkimit të dikastereve, të jenë edhe 3 të tillë në një Ministri. /tesheshi.com/