Kryeministri rumun pagoi një gjobë prej 550 euro për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura dhe mbajtjen e një takimi në ndërtesën e qeverisë ku disa ministra dhe pjesëmarrës të tjerë nuk respektuan rregullat e distancimit shoqëror.
Një foto e publikuar në mediat rumune tregon kryeministrin Ludovic Orban dhe të tjerët që pinë duhan në një tryezë me ushqim dhe shishe alkooli. Asnjë nga personat në foto nuk mbante maskë dhe nuk mbante distancën e nevojshme sociale.
Orban i tha agjencisë së lajmeve Mediafax se fotografia është bërë në 25 maj, ditëlindjen e tij. Midis të pranishmëve ishin ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë të Rumanisë.
Në Rumani konsiderohet si vendi më i goditur nga COVID-19 në Europën lindore, me 19.133 raste infeksioni dhe 1,259 humbje jete. /tesheshi.com/