Çaji i malit (Sideritis Herba) përbëhet nga pjesa mbitokësore e bimës “Sidferitis roeseri Bois. Et Heldr.”, familja Labiatae.
Çaji i malit, në sajë të esencës me erë të këndshme, tanineve, substancave të hidhura etj., në vendin tonë përdoret si pije familjare. Bima mund të rekomandohet edhe si bar kundër ftohjeve, që shoqërohen jo me temperaturë.
Përgatitja e përdorimi:
Një lugë e vogël e çajit të malit grimcohet dhe hidhet në një enë, ku shtohet një gotë me ujë që valon. Ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë për 15-20 minuta duke e përzier herë pas here. Lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës me sheqer ose me mjaltë dhe pihet. Merren disa doza të tilla në ditë. /tesheshi.com/