Çadrat e palosshme do të instalohen në oborret dhe nëpër katet e xhamisë së Madhe në Mekë vitin e ardhshëm, për të mbrojtur pelegrinët nga dielli dhe të nxehtit, njoftoi komandanti i forcave të sigurisë të Haxhit.
Çadrat do të mbulojnë një sipërfaqe prej 53×53 metra, duke i bërë ato më të mëdhatë në botë.
Komandanti i forcave të sigurisë në xhami, Maj. Gen. Mohammed Al-Ahmadi, tha se temperaturat janë relativisht të ulta brenda xhamisë për shkak të ajrit të kondicionuar, por çadrat do të ofrojnë komoditet për pelegrinët në oborret dhe nëpër katet e xhamisë. /tesheshi.com/