Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çadrat e socialistëve dje dhe ajo e demokratëve sot: si u gjendën Dogjani dhe Islami në të dyja

by te Sheshi
19/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Çadrat e socialistëve dje dhe ajo e demokratëve sot: si u gjendën Dogjani dhe Islami në të dyja

“Mirëpresim vendimin për të dalë nga ajo çadër jo-dinjitoze ku ju kishte futur Edi Rama!”

Kjo ishte përshëndetja plot ironi e Albana Vokshit, deputetes së Partisë Demokratike, kur deputetët socialistë dolën nga greva e urisë, më 20 maj 2010.  Kishin qëndruar atje 19 ditë dhe protestonin me pretendimin se zgjedhjet ishin manipuluar, ngërthyer nën thirrje “Hapni kutitë!” – ose “Berisha, hap kutitë ose largohu!”

Por sot Albana është futur në një çadër po kaq “jo-dinjitoze”; ajo është çadra që ka vendosur lidershipi i PD-së për të protestuar kundër qeverisë Rama, me kërkesën për  rrëzimin e saj dhe formimin e një qeverie teknike, si garanci kjo, sipas pretendimit demokrat, për zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe pak a shumë, për ato “palo vota” protestuan edhe socialistët shtatë vjet më pare, duke u ngujuar në çadra të ngritura fët e fët, në një betejë më urinë për hir të kauzës zgjedhore.

Pra, ishte 30 prilli i vitit 2010, kur 22 deputetë të Partisë Socialiste bashkë me 180 qytetarë, vendosën të hyjnë në grevë urie, me kërkesën “Hap kutitë ose largohu”. Ishte motoja e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste pas zgjedhjeve të qershorit 2009, të cilat Rama dhe PS i konsideruan të manipuluara dhe nuk i pranuan ato. Në ato zgjedhje fitoi me një mazhorancë shumë të brishtë PD e drejtuar nga Sali Berisha.  Do të ishte Ilir Meta me tre deputetë të tjerë të LSI-së, të cilët do të bëheshin barka e shpëtimit të mazhorancës së Berishës. Berisha dhe Meta firmosën marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Me humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, Rama do të duhej të jepte dorëheqjen si kryetar i PS-së bazuar në statutin e partisë, por i mbështetur nga Gramoz Ruçi dhe forumet e PS-së ai vendosi të mos e japë dorëheqjen por të vlerësojë zgjedhjet të manipuluara. Kështu nisi beteja e opozitës socialiste kundër mazhorancës PS-LSI, e drejtuar nga Sali Berisha e Ilir Meta.

Situata politike ishte tejet e tensionuar. Në këto kushte PS zhvilloi kongresin; u rizgjodh Edi Rama kryetar i PS-së bashkë me forumete reja. Forumet drejtuese të PS-së vendosën të vazhdojnë betejën me mazhorancën duke mos i pranuar zgjedhjet. Bojkoti i kushtëzuar parlamentar ishte hapi i parë shoqëruar me  protestat popullore në mbarë vendin. Ato kulmuan me grevën e urisë së 20 deputetëve dhe 180 militantëve socialistë. Greva nisi më 30 prill. Vendimi për të hyrë në grevë urie u mbështet nga shoqëria civile e shumë intelektualë. Një ndër ta ishte edhe Dritëro Agolli, pasi deputetët Namik Dokle, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, shkuan në shtëpinë e patriarkut me një tufë me lule. Në atë takim me deputetët e PS-së Agolli tha:

“Nje nga mjetet e luftes per demokracine e vertete, jane grevat, protestat. Nuk ka mjete te tjera. Me mitraloza e topa, nuk behet demokraci. Neper lufte po, ne revolucione kur ia sjellin popullit ne maje te hundes ai do te ngrihet doemos. Ndersa ne demokracine e vertete nuk ndodh kjo. Por ne qofte se demokracia prishet, e kthehet nga demokraci ne autokraci apo demokrature, atehere nuk i ndalon dot as njerezit. S’ke as fuqine me t’i ndalosh. Ndersa ne rastin e greves ne Shqiperi mendoj se socialistet nuk kishin me çfare te benin. Se dialog bene, biseda te ndryshme bene si brenda ashtu dhe jashte vendit. Arsyetime qe kjo nuk eshte ndonje gje te hapesh kutite, disa kuti te vendit. Do hapesh vetem ato qe dyshohet per parregullsi. Ligji eshte, se dy anetare te KQZ i thone Kolegjit se duhet te hapim keto kuti dhe behet hapja. Çfare ka ketu? Po edhe sikur te mos ishte ky ligj, e drejta e Parlamentit per te hetuar eshte kudo”.

Në atë kohë, nga Partia Socilaiste ishte shkëputur një grup deputetësh të kryesuar nga Ben Blushi, e cila u quajt, Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS ose LMN. Bashkë me Blushin, në këtë lëvizje kundër Ramës dhe qëndrimeve të tij për bojkot të kushtëzuar të Kuvendit, ishin edhe deputetët socialistë, Kastriot Islami, Arben Malaj, Marko Bello, e Andis Harasani.  Por ajo që ndodhi në atë kohë ishte se greva e urisë i detyroi ata të riafrohen me PS-në. Kishin munguar prej kohësh në mbledhjet e forumeve drejtuese të PS-së, por në prag të hyrjes në grevën e urisë ata iu bashkuan mbledhjes së grupit parlamentar dhe thuasje ishin pro këtij vendimi.

Madje në grevën e urisë hyri njëri prej tyre, Arben Malaj. Ditët e grevës së urisë, Ben Blushi, Andis Harasani, Kastriot Islami e Marko Bello, u solidarizuan duke u shfaqur shpesh në ambjentet e grevës.  U duk se ky vendim i tyre për t’u shfaqur disi pro vendimeve të forumeve të PS-së, ishte i detyruar. Por megjithatë, greva e urisë e zvogëloi së tepërmi efektin e LMN-së. Prej asaj kohe, ata thuajse pushuan së ekzistuari si lëvizje politike.

Ndërkohë tensioni politik i opozitës me mazhorancën sa vinte e rritej. Si zakonisht në këtë situatë u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën.

Darka e Krokodilit

Stefan Fyle, ishte i zgjedhuri i ndërkombëtarëve për të pajtuar krerët e politikës shqiptare. Asokohe ishte Komisioner për Zgjerimin dhe mjaft aktiv me qëndrimet e tij ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri. Ai organizoi një darkë në një restorant në Strasburg, i quajtur “Krokodil”. Darka e famshme u zhvillua më 20 maj 2010 me protagonistë ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun socialist Edi Rama si dhe diplomatët evropianë, mes tyre nga PPE, PSE dhe BE.
Para se të nisej për Strasburg, kryesocialisti Edi Rama komunikoi ndërprerjen e grevës së urisë. Ai tha se vendimi është marrë pas negociatave me ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që lideri i opozitës dhe kreu i qeverisë të udhëtojnë nesër drejt Strasburgut me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.

Darka e krokodilit nuk zgjidhi krizën politike por u mundësoi socialistëve daljen nga ajo çadër, pasi Berisha as që kishte ndërmend të pranonte kushtet e opozitës.

Në të vërtetë kutitë nuk u hapën, greva e urisë rezultoi e dështuar, ndërsa më pas ndodhen ngjarje edhe më agresive, siç ishte ajo e 21 janari. Politika konfliktuale vazhdon dhe ja ku jemi sot në ditët kur Partia Demokratike ka ngrehur çadrën e saj të protestës para derës së kryeministrit Rama, bash atje ku Rama i kishte ngritur “pusinë” Berishës shtatë vjet më parë.

Janë thuajse të njëjat lëvizje, i njëjti skenar, të njëjtat fenomene, madje ka edhe njerëz të njëjtë, është Asllan Dogjani, i cili ishte një prej deputetëve të opozitës socilaste që hyri në grevën e urisë së Edi Ramës. Tani ai është deputet i PD-së dhe një ndër më aktivët në çadrën e opozitës. Është edhe Kastriot Islami, që si atëherë vazhdon e vjen vërdallë rreth çadrës. /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”
Politikë

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën
Politikë

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025
Next Post
Roma i shënon katër gola Torinos, Ajeti rigjen stolin

Roma i shënon katër gola Torinos, Ajeti rigjen stolin

Rrëshqitja me ski: foto të sportit më të bukur dimëror

Rrëshqitja me ski: foto të sportit më të bukur dimëror

Barçës i vjen në ndihmë 11-metërshi ndaj Leganesit

Barçës i vjen në ndihmë 11-metërshi ndaj Leganesit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni