Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush më në fund ka zyrtarizuar kandidaturën e tij republikane për President të SHBA-së. Në një video para zyrës së tij në Majemi, 62-vjeçari, vëllai i ish-presidentit George Ë. Bush, deklaroi: Unë jam i gatshëm të udhëheq.
Ai premtoi se do të mbrojë pjesën më vulnerabël të shoqërisë dhe do të heqë barrierat sociale. Pjesa konservative e partisë së tij është ende skeptike. Sondazhet e fundit tregojnë se ai ka ende terren për të fituar mes kandidatëve republikanë.
Në videon e tij të fundit të titulluar “The Greatest Century” (Shekulli i madh), ai flet me nota optimizmi duke thënë: “Unë shoh një vend të madh në prag të shekullit të saj më të madh, dhe unë jam gati ta udhëheq”.
Gjatë një turi në Europë javën e kaluar, z. Bush paralajmëroi se ai nuk do të heqë dorë nga bindjet e tij kryesore, dhe pse disa nuk mbështeten nga partia e tij.
“Nuk do të ndryshoj veten. i respektoj njerëzit që nuk janë dakord me mua, por nuk do të ndryshoj këndvështrimet e mia, sepse sot dikush ka një këndvështrim të ndryshëm”, tha Bush.