Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bushati: Projektet ballkanike do t’i paraqiten BE në samitin e Vjenës për miratim

by te Sheshi
29/05/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Bushati:  Projektet ballkanike do t’i paraqiten BE në samitin e Vjenës për miratim

Një ditë pas samitit ballkanik në Tiranë, shefi i diplomacisë shqiptare sqaron për Top Channel se vendet e Ballkanit kanë rënë dakord t’i paraqiten Europës projekte konkrete për rrugë lidhëse, jo vetëm mes njëri-tjetrit, por edhe me vetë BE-në përmes Kroacisë. Tani fjala i mbetet BE-së në Samitin e Vjenës, për të provuar nëse Europa do të pranojë afrimin e Ballkanit përmes infrastrukturës.

Por samitit ballkanik, nuk ishte lajmi i vetëm pozitiv që prodhoi Tirana. Vizita e të parit kryeministër serb në Shqipëri tregoi qartë afrimin mes dy vendeve, duke treguar se, pavarësisht ndarjes së thellë për Kosovën, dy vendet mund të jenë më bashkëpunuese.

“Presim që pala serbe të jetësojë angazhimin e ndërmarrë për njohjen e diplomave. Gjithashtu, kemi rënë dakord me palën serbe të krijojmë mundësinë për një lëvizje të lirë, pra edhe me karta identiteti për qytetarët e dy vendeve”, thotë ministri i Jashtëm, Bushati.

Samiti i Ballkanit në Tirane ishte rasti që pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, të ulte në takim edhe kreret e dy qeverive shqiptare dhe asaj të Shkupit.

“Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm në këtë pikë. Kërkojmë një hetim të besueshëm dhe një transparencë të plotë për atë çfarë ka ndodhur në Kumanovë”, thotë Bushati.

Takimet dhe komunikimet me krerët e tjerë të rajonit nxorrën edhe më në pah mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë të Tiranës me Greqinë. Shefi i diplomacisë shqiptare pranon se ka një rënie të intensitetit të komunikimit krahasuar me qeverinë e mëparshme të Athinës. Por ai beson se, ashtu si Shqipëria, edhe Greqia do të duhet të ndajë bindjen se vetëm përmes bisedimeve mund të zgjidhen çështjet mes dy vendeve, dhe jo përmes asaj që quan “megafon-diplomaci”.

Për çështjen që acaroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, asaj të kufirit detar, Bushati lë të hapura të gjitha mundësitë e zgjidhjes.

“Të gjitha mundësitë janë të hapura, si një zgjidhje nga e para, e rinegociuar duke mbajtur parasysh linjat e kuqe që ka vendosur Gjykata Kushtetuese shqiptare, të paktën sa i përket Shqipërisë, por po kaq e hapur si mundësi është adresimi i kësaj çështjeje, tek instrumentët që ofron e drejta ndërkombëtare dhe precedentët, qoftë edhe në rajonin tonë, për adresimin e kësaj çështjeje duke u bazuar në instrumentët e së drejtës ndërkombëtare, që nuk mungojnë”, sqaron ministri Bushati.

Kohët e fundit ka lindur një debat mbi politikën e jashtme të ndjekur nga vendi ynë, e që disa e kanë cilësuar edhe amatore.

“Më vjen mirë që politika e jashtme në këto 25 vite ka ngjallur interesin e shumë njerëzve, qofshin këta edhe komentatorë, të paangazhuar apo njerëz që militojnë në parti të ndryshme politike. Mund të them që politika shqiptare karakterizohet nga qëndrueshmëria, konstruktiviteti, dinamizmi dhe ruajtja e ekuilibrave”, përgjigjet ministri Bushati.

Tags: bushatiprojekte be

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Shoqatat e Gazetarëve: Gjendja e lirisë së shprehjes në Kosovë, alarmante

Shoqatat e Gazetarëve: Gjendja e lirisë së shprehjes në Kosovë, alarmante

“LETRA nga POPULLI”/ Mendjehapur apo mendjeshqyer?!

“LETRA nga POPULLI”/ Mendjehapur apo mendjeshqyer?!

Serbia kërkon nga OKB 50 milionë euro për azilkërkuesit, që janë shqiptarë

Daçiç: Këmbimi i territoreve me Kosovën më mirë sesa platforma e Nikoliçit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni