Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bushati flet shkoqur: Vizita e Merkelit, për ta ndalur influencën ruse në Ballkan: së shpejti vjen për vizitë edhe John Kerry

by te Sheshi
10/07/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Bushati flet shkoqur: Vizita e Merkelit, për ta ndalur influencën ruse në Ballkan: së shpejti vjen për vizitë edhe John Kerry

Merkel rama profil tiran

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka deklaruar hapur se vizita e kancelares Merkel në Tiranë kishte një dimension mjaft të gjerë gjeopolitik, për të ndalur influencën ruse në rajon.

Duke folur në emisionin Top Story, që drejtohet nga gazetari Sokol Balla, Bushati deklaroi se ka një gjatësi të njëjtë vale në mes Berlinit dhe Uashintonit për të mbështetur Ballkanin që të mos lëvizë nga pozicioni strategjik.

1436471006topstory0907Ministri i Jashtëm shqiptar, deklaroi se në fund të vitit në Tiranë do të ketë një tjetër vizitë të rëndësishme, atë të Sekretarit të Shtetit të SHBA, John Kerry. Ndëkaq javën e ardhshme në Shqipëri do të udhëtojë numri dy i Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, e cila do të zhvillojë një tur në rajon.

“Mund të thuhet që Gjermania është donatori kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe vizita e Merkel në një pjesë të rajonit bëhet edhe në kontektsin e disa zhvillimeve të rëndësishme me atë se me çfarë po përballet Europa në lindje dhe në jug të saj dhe për shkak të situatës specifike që po kalon Bashkimi Europian dhe Eurozona me krizën greke. Gjermania ka një ripozicionim në këtë kontekst, një kundërpërgjigje dhe një vëmendje ndaj vendeve të Ballkanin Perëndimor. Është po Gjermania që nisi procesin e Berlinit dhe në këtë proces, janë kyçur disa vende dhe disa institucione ndërkombëtare për të lidhur rajonin. Por vizita ishte edhe për të mbajtur vendet e rajonit në perspektivë të qartë europiane, larg influencës së aktorëve të tjerë, që kanë qenë prezencë me investime dhe lidhje të ndryshme në rajon”, tha Bushati në Top Story.

Ministri i jashtëm shqiptar, ka zbardhur një pjesë të negociatave më kancelaren për çështjen e investimeve gjermane.

“Kemi diskutuar me kancelaren Merkel mbi implikimet e krizës greke në Shqipëri dhe rajon dhe ka qenë një interesim i drejtpërdrejtë i saj për të mësuar qëndrimin tonë mbi këtë çështje. Kemi avancuar me kërkesat tona ndaj Gjermanisë dhe institucioneve të BE-së sesi problemet e krizës greke mund të rregulloheshin në ekonominë tonë dhe sigurisë që shpërfaq kriza greke, sigurisë energjitike, aq më tepër që një pjesë e investimeve strategjike vihen në pikëpyetje, i vetmi projekt që ka nisur të zbatohet, është TAP, të tjerët janë të gjithë virtualë. Tashmë kemi rrjedhën turke, që Greqia kërkon ta quajë rrjedha turko-greke, por të gjitha planet për sistemin energjitik janë vënë në pikëpyetje dhe kjo sjell pasoja edhe për BE-në. Greqia ëshë një vend që ka çështje dypalëshe të pazgjidhura me një pjesë të mirë të fqinjëve të saj dhe ne e dimë që në situata të vështira, nacionalizmi kthehet në modë. i gjithë ky kontekst ka qenë pjesë e diskutimeve të djeshme me kancelaren Merkel”, deklaroi Bushati.

Në lidhje me projektet konkrete, ai deklaroi se “Kemi folur me kancelaren gjermane për prioritetin tonë për korridorin adriatiko-jonian, ku një pjesë e mirë është e ndërtuar dhe është një projekt i realizueshëm në një afat kohor jo shumë të largët. Jo vetëm për rrugët, por edhe për ndërlidhje me aeroporte e porte, por edhe për degëzimin e TAP-it me IAP. Është folur për arsimin, fushën e arsimit profesional e kështu me radhë”, tha Bushati, duke shtuar se për korridorin adriatiko-jonian është bërë studimi i fizibilitetit”.

Ndërkaq, duke folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bushati ka shuar çdo aludim për një tërheqje të palëve.

“Nuk kemi zhvendosje as në politkën e jashtme, as në terminologji. Niveli i marrëdhënieve me SHBA është më i larti i mundshëm. Kujtoj këtu vizitën time në SHBA, firmosjen e partneritetit strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. Fushat e bashkëpunimit dhe plani i veprimit të këtij partneriteti janë të ndërthurura në këto biseda që po zhvillojmë këtu. Shqipëria është një ndër vendet që ka kontribuar krah për krah me SHBA sa i përket sigurisë dhe bashkëpunimi brenda NATO-s ka qenë i shkëlqyer. Javën e ardhshme do të kemi vizitën e Viktoria Nuland në Tiranë, si pjesë e turit të saj rajonal, para pak javësh kishim Hoyt Yee dhe dialogu mes SHBA dhe Shqipërisë mbetet intensiv. Shpresojmë që deri në fund të viti të kemi vizitën e Kerry në Tiranë, si pjesë e vizitës së tij në rajon. E shohim bashkëpunimin tonë me SHBA dhe Gjermaninë komplementar. Do të ishte aventurë për këdo që mund të mendojë se ne mund të bëjmë lojra të mëdha mes dy superfuqive të mëdha botërore”, u përgjigj Bushati./tesheshi.com/

Tags: bushatimerkel rusia

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Partizani humbet në Tiranë dhe eleminohet ndaj norvegjezëve

Partizani humbet në Tiranë dhe eleminohet ndaj norvegjezëve

Edi Rama i përgjigjet Lubonjës: Nuk kam shkatërruar godinën, kemi krijuar pak hapësirë për artin (Video)

Edi Rama i përgjigjet Lubonjës: Nuk kam shkatërruar godinën, kemi krijuar pak hapësirë për artin (Video)

Raporti ndërkombëtar për Maqedoninë: Shteti i kapur nga Gruevski, duhet qeveri kalimtare

Raporti ndërkombëtar për Maqedoninë: Shteti i kapur nga Gruevski, duhet qeveri kalimtare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni