Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Burgu i Reçit në Malësi të Madhe: aty ku BE dha 14 milionë euro për të mbyllur “peshqit e mëdhenj”

by te Sheshi
30/01/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Burgu i Reçit në Malësi të Madhe: aty ku BE dha 14 milionë euro për të mbyllur “peshqit e mëdhenj”

Nga Ylli Pata

Ai është cilësuar si vendi ku do të mbyllen “peshqit e mëdhenj” pasi të arrestohen nga Byroja Federale e Hetimit, SPAK dhe të dënohen nga Gjykata Speciale.

Bëhet fjalë për burgun e Reçit në Malësi të Madhe, një institucion riedukimi i financuar, tenderuar dhe ndërtuar i gjithi me kontributin e Bashkimit Europian.

Brukseli ka shpenzuar 14 milionë e 300 mijë euro për ndërtimin e tij, që është një prej burgjeve më të mëdhenj në Ballkan, gati të presë rreth 3 mijë të dënuar.

Edhe pse burgu ka përfunduar, “banorët” e tij janë mjaft të paktë. Kjo ngaqë në këtë shtëpi ndëshkimi nuk strehohen kokat e tmerrshme të krimit, por priten që të “rehatohen” krerët e korrupsionit shqiptar.

Shqipëria ka një superpopullim burgjesh, si pasojë edhe të numrit të konsiderueshëm të krimeve, por edhe nga politikat penale kaotike, ku njerëzit e pafuqishëm plasen aty në burg në mënyrat më drakoniane të mundshme nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Megjithatë, edhe pse në Reç mund të sistemoheshin mjaft të dënuar për të ulur popullimin e madh, atje aktualisht nuk është transferuar askush.

Në fillim të dhjetorit, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, inspektoi punimet në burgun e Reçit dhe deklaroi se ky institucion do të jetë “model për sa i përket trajtimit të të burgosurve në standarde europiane”.

Punonjësit e këtij burgu do t’i nënshtrohen një testi të posaçëm njësoj si vettingu për gjykatësit e prokurorët. Mësohet se ekspertë nga BE do të marrin pjesë në monitorimin e procedurave të rekrutimit të stafit.

I gjithë burgu ndodhet në një vend mjaft strategjik, në një zonë të Malësisë së Madhe, ku nuk është e lehtë të shkosh dhe arratisesh. Është vend i izoluar dhe sipërfaqja ku shtrihet është totalisht 14 hektarë.

Procedurat për ndërtimin e tij kanë nisur që nga viti 2012, por punimet zgjatën shumë.

Përveç qelive normale, burgu ka edhe “apartamente të posaçme”, të njëjta me burgun e Hagës, ku zakonisht shkojnë politikanë, iushtarakë apo zyrtarë të rëndësishëm.

Kur LSI-ja ka pasur Ministrinë e Drejtësisë arriti të punësojë, apo më mirë të thuhet të parapunësojë njerëz që asnjëri prej tyre nuk u fut në borderonë e institucionit.

Deri tani mbahet sekret numri i administratës dhe i gardianëve të Burgut të Reçit, që pritet të vendoset në të ardhmen.

Rekrutimi i njerëzve do të bëhet në sekret të plotë, në mënyrë që askush të mos e dijë se kush dhe si mund të punësohesh në këtë burg, që më pas të gjenden lidhjet.

Një forcë e posaçme dhe e armatosur policore do të krijohet për të ruajtur burgun nga trazirat apo sulmet. Por edhe ky kontigjent ende nuk është krijuar dhe pritet që të ngrihet pas konstituimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ka gjasa që forca speciale e Reçit të jetë pjesë e BH-së, ku ndërkombëtarët kanë një rol të posaçëm në punësimin dhe monitorimin.

Deri tani flitet që numri i të punësuarve mund të shkojë më shumë se 400 persona, por ende asgjë nuk është vendosur.

Burgu, përveç qelive, dhomave të takimit, atyre të ajrimit është i pajisur me hapësira të shumta për kohën e lirë që nga fushat e futbollit, sallat e bilardos, pingpongut por edhe palestra e lojrave me dorë.

Brenda burgut pritet të instalohen edhe shërbime të posaçme të riteve fetare sipas përkatësive të të burgosueve. Pritet pas konstituimit të tij, shteti në bashkëpunim edhe me komunitetet fetare në vend, të emërojë klerikët përkatës që do të jenë full time aty.

Inagurimi i tij pritet që të bëhet këto ditë me një ceremoni të posaçme ku pritet që Donald Lu dhe Romana Vlahutin të japim një mesazh të fortë.

Por deri atëherë ka mundësi që të ketë rënë ndonjë peshk në rrjetë… Të paktën fjalët në korridoret politike dhe diplomatike janë të tilla. /tesheshi.com/

Related Posts

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan
Sociale & Shoqëri

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Next Post
Galaxy S9 vjen me kombinim të skanimit të fytyrës dhe iris

Galaxy S9 vjen me kombinim të skanimit të fytyrës dhe iris

Çamët në bisedimet Tiranë-Athinë, Rama: patriotët me çizme të bëjnë pak durim

Çamët në bisedimet Tiranë-Athinë, Rama: patriotët me çizme të bëjnë pak durim

Janullatos takon ambasadorin rus: Moska edhe Tirana duhet të bashkëpunojnë

Janullatos takon ambasadorin rus: Moska edhe Tirana duhet të bashkëpunojnë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni