Jo papastërti, jo kimikate, jo ngjyrues artificial, jo drita, jo gaz, jo teknologji… dhe as rroba?
Ky është prezantimi për një restorant që do hapet së shpejti në Londër i quajtur “The Bunyadi”. Njoftimi ka dalë pak ditë më parë dhe deri tashmë ka marrë një rezervim prej 8 mijë vetash në listën e pritjes.
Lokali i ri ka një kapacitet prej 42 klientësh dhe është i ndarë në dy zona: “safi” dhe “të veshur”. Gjithashtu ka dhe në dispozicion dhoma zhveshje për ata që dëshirojnë të darkojnë tek zona safi.
The Bunyadi do të jetë i hapur për tre muajt e verës dhe një vakt mund të kushtojë rreth 55 – 65 paund për person përfshirë këtu dhe pijet. /tesheshi.com/