I ndodhur sot në çadrën e opozitës për të prezantuar disa punime të tij, karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu, i kërkoi që të jenë të rinjtë ata që do e udhëheqin Shqipërinë e nesërme.
Ai kërkoi Bashës largimin e atyre që ai i cilësoi “pleq”, duke rënë në pozitat e të përmendurit të “litarit në shtëpinë e ta varurit”, pasi u morr si një mesazhi i distancimit nga Berisha.
“Ne pleqtë e dhamë ç’kishim për të dhënë”, tha Kapexhiu, duke u përpjekur të jetë sa më i kamufluar në qëndrimet e tij.
“Nëse nuk vijnë të rinj, unë nuk do votoj për ju”, tha karikaturisti i njohur, i vetmi deri më tani në çadër që nuk ka përdorur një gjuhë militante. Ai tha se ka miq dhe në PD dhe në PS. /tesheshi.com/