Portieri legjendar italian Gianluigi Buffon i ka dhënë lamtumirën futbollit aktiv në moshën 45-vjeçare.
Buffon ka postuar një video lamtumire në llogarinë e tij në Twitter, e cila përmban momentet e bukura që ka kaluar në fushë, duke konfirmuar kështu vendimin e tij.
“Ti më ke dhënë gjithçka. Të kam dhënë gjithçka. E kemi bërë bashkë”, ka shkruar legjenda e futbollit në postimin e tij.
That's all folks!
You gave me everything.
I gave you everything.
We did it together. pic.twitter.com/bGvIDsoFsG— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) August 2, 2023
Buffon e filloi karrierën e tij në Parma në vitin 1997, përpara se të transferohej në Juventus ku kaloi 17 vjet.
Pas aventurës në Torino në vitin 2018, ai nënshkroi për kampionin francez Paris Saint-Germain, ku qëndroi për një kohë shumë të shkurtër dhe më pas u rikthye aty ku e nisi, te Parma, ku dhe mbylli karrierën. /tesheshi.com/